in

Fillon shkolla e reformuar

Në Itali ka rinisur shkolla, me risi të ndryshme veçanërisht për të rinjtë e të mesmeve.

Me reformën e re të ministrisë së Arsimit, kanë lindur dy lice të rinj, ai muzikor dhe ai i shkencave humane, ndërsa janë reduktuar drejtimet eksperimentuese. Kanë ndryshuar edhe programet e studimit, duke iu kushtuar më shumë vëmendje lëndëve shkencore dhe hapësirë më e madhe historisë, letërsisë dhe filozofisë së shekullit XX.

Institutet teknike janë riorganizuar, me një drejtim ekonomik dhe një teknologjik, ndërsa institutet profesionale janë ndarë në ato kushtuar shërbimeve dhe të tjerat për artizanatin dhe industrinë. Falë orareve të favorshme, nxënësit do të mund të bëjnë eksperiencat e para në punë, me stazhe e praktika pranë ndërmarrjeve.

Risi edhe për të rinjtë me shtetësi jo italiane, që sipas ministrisë së Arsimit nuk duhet të kalojnë 30% të nxënësve për çdo klasë. Rregull që në të vërtetë nuk është edhe aq i ngurtë pasi nuk do të konsiderojë të huajt e lindur në Itali e sidoqoftë të gjithë ata që njohin mirë gjuhën italiane.

E së fundi, duhet bërë më shumë kujdes me mungesat: nga ky vit, kush nuk do të shkojë në shkollë për më shumë se 50 ditë do të mbetet automatikisht në klasë.

Lexo edhe: Brezat e dytë, të parët e klasës

Vjen shtatori, fillon shkolla

Reforma e shtetësisë, asnjë gjurmë në parlament

Pasaportat biometrike, në Milano dhe në Romë