Qeveria e Silvio Berlusconit është në krizë pas ndarjes përfundimtare me kryetarine Dhomës së Deputetëve Gianfranco Finit. Në verë, për qëndrimet e tij kritike, Fini u dëbua nga Populli i Lirive, partia që kishte themeluar me Berlusconin. Rreth Finit u krijua një forcë e re politike, E Ardhme dhe Liri për Italinë, që me përfaqësuesit e vet në parlament është në gjendje të bllokojë projekt ligie e propozuara nga qeveria.
Në kuvendin e fundit të forcës politike E Ardhme e Liri për Italinë, Fini akuzoi qeverinë se nuk mban parasysh nevojat e Vendit, ka kritikuar zgjedhjet e saj politike dhe ekonomike dhe ka kërkuar hapur dorëheqjen e Berlusconit, që nga anë e tij ka deklaruar se do të heqë dorë vetëm nëse do t’ia kërkojë shumica e Parlamentit.
Në rast dorëheqjeje, fjalën e ka Presidenti i Republikës, që mund të ngarkojë Berlusconin apo dikë tjetër që të provojë të formojë një qeveri të re, duke përfshirë forcat politike të pranishme në Parlament, edhe në opozitë. Nëse kjo zgjidhje do të jetë e pamundur, Presidenti do të shpërndajë Parlamentin dhe italianët do të thirren të votojnë sërish.
Ndërkaq E Ardhme dhe Liri për Italinë, më 9 nëntor, ka votuar tre herë me opozitën duke miratuar një amendament të PD-së, pikërisht mbi çështje imigracioni, kundër vullnetit të qeverisë. Ndoshta Fini dëshiron t’i tregojë muskujt Berlusconit.