Në gjendje të rëndë një shqiptar 20-vjeçar
Romë, 1 nëntor 2011 – Një shqiptar 20 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatmirësisht nuk rrezikon jetën, për shkak të goditjes me thikë nga një i panjohur mbrëmjen e djeshme teksa bënte radhën për të hyrë në diskotekën Yab, në qendër të Firences.
Sipas disa dëshmitarëve në radhë me djalin, një burrë i është afruar i ka thënë diçka e më pas e ka goditur me thikë. Ka lënë thikën përdhe dhe është larguar.
Djali është dërguar menjëherë në spital ku kanë konstatuar çarjen e njërës prej mushkërive dhe plagosje në shpatull.
Agjentët e policisë po përpiqen të bëjnë identikitin e agresorit në bazë të dëshmive të të pranishmëve në hyrje të diskotekës ku ndodhi ngjarja.