in

Flukset. 15 mijë hyrje për të marrë një profesion në Itali

Përfituesit e këtij dekreti fluksesh do të mund të ndjekin një kurs formimi apo të kryejnë një praktikë punë në Itali. Për të parën herë dekreti është trevjeçar, 2014-2016

Roma, 4 nëntor 2014 – 15 mijë viza për studime për shtetas të rinj të huaj që duan të vijnë në Itali për të marrë një zanat. Këtyre të huajve u hapen dyert falë një dekreti të ministrisë së Punës të miratuar bashkë me ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme, që autorizon hyrje të reja për ndjekje kurse formimi profesional apo për të përmbyllur në Itali me një praktikë pune një formim të nisur në vendlindje.  E për të parën herë dekreti nuk është vjetor por trevjeçar, pra kuotat e tij mund të përdoren nga viti 2014 deri në 2016-tën.

Në një kohë kur flukset për punë janë praktikisht të bllouara për shkak të krizës ekonomike, pikërisht formimi profesional mbetet një ndër të paktat kanale akoma të hapura për të hyrë në Itali. E ndoshta edhe për të qëndruar: në fund të këtij rrugëtimi formimi profesional, kush gjen një ndërmarrje që e punëson, mund të konvertojë lejen e tij për studime në nj lejeqëndrim për punë të varur.

Dekreti, i nënshkruar më 25 qershor dhe i botuar në Gazetën Zyrtare më 1 nëntor, i ndan kuotat e hyrjeve si më poshtë:

– 7.500 mijë hyrje do të jenë për ata që marrin pjesë në kurse formimi, të organizuara nga ente të akredituara, që mund të zgjasin 2 vjet e që duhet të parashikojnë lëshimin e një kualifikimi apo të një dëshmie mbi kompetencat e fituara.

– 7.500 mijë hyrjet e tjera do të jenë për ata që duan të bëjnë praktika pune, që duhet të zhvillohen sipas një projekti të miratuar nga autoritetet kompetente, të ndryshme nga Krahina në Krahinë, nga ente të përcaktuara me ligj si për shembull, Qendrat e Punësimit, shkolla, universitete, apo organizma pa qëllim fitimi.

Të huajt që duan të përfitojnë nga ky dekret fluksesh duhet të paraqiten në konsullatën italiane në vendlindje ku, bashkë me kërkesën e vizës, të dorëzojnë edhe dokumentacionin lidhur me kursin apo praktikën e punës që do të ndjekin në Itali, që duhet të jetë i aprovuar nga zyra kompetente krahinore.

Kush vjen në Itali përmes këtij kanali ka të drejtën e një lejeje qëndrimi për studime.

Shkarko:
MINISTERO DEL LAVORO E DELLE POLITICHE SOCIALI
DECRETO 25 giugno 2014 
Determinazione del contingente triennale 2014/2016 per l’ingresso nel
territorio nazionale di cittadini stranieri per la  partecipazione  a
corsi di formazione professionali e tirocini formativi

Beniamin Bilali, mjeshtri shqiptar në artin e picës

Tiranë. Vriten me armë 4 persona, një prej të cilëve italian