in

Flukset 2010: Shpërndahen ndër krahina një pjesë e kuotave

 

Shpërndahen paraprakisht një pjesë e kuotave të flukseve 2010 nëpër krahina e provinca italiane. Për shqiptarët shpërndahen 1.698 kuota ndër 4.500 të parashikuarat nga dekreti

Romë 3 shkurt 2011 – Që drejtoritë e punës dhe sportelet unike të mund të fillojnë shqyrtimin e kërkesave të paraqitura që më 31 janar për punësimin e punonjësve të huaj nga vendet me kuotat rezervuara në kuadrin e flukseve 2010, ministria e Punës ka përpiluar një shpërndarje paraprake të 20 mijë hyrjeve (nga 52.080) nëpër krahina e provinca italiane.

Ndarja paraprake është bërë duke mbajtur parasysh numrin e kërkesave të paraqitura më 31 dhjetor: praktikisht krahinave e provincave ku janë paraqitur më shumë kërkesa, u janë dhënë më shumë kuota.

Pjesa tjetër e kuotave do të shpërndahet në nivel lokal brenda 15 shkurtit, pasi të merret edhe mendimi i enteve lokale.

Nga 4.500 kuotat e shqiptarëve, paraprakisht janë ndarë vetëm 1.698: 318 në Lombardi, 263 në Reggio Emilia, 228 në Toskanë, 116 në Liguria, 96 në Lazio e kështu me radhë.

Qarkorja e ministrisë së Punës me shpërndarjen paraprake të një pjese të kuotave të rezervuara të flukseve 2010 në territor

Interesat italianë dhe trazirat në Shqipëri

Paraqitet në Firence “Niko, Nikolin Gjeloshi, qytetar i botës”