in

Flukset 2016. Nga sot aplikimi për punonjësit josezonalë dhe konvertimet

Kërkesat paraqiten online. Formularët që duhen përpiluar sipas tipit të autorizimit që kërkohet

 

Romë, 9 shkurt 2016 – Nga ora 9:00 e mëngjesit të sotëm mund të paraqiten kërkesat për hyrjet e punonjësve josezonalë dhe për konvertimet e ndryshme të lejeve të qëndrimit.

Gjithçka bëhet online përmes portalit të ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it/, personalisht apo me ndihmën e patronateve. Për paraqitjen e kërkesës ka kohë deri në 31 dhjetor e nuk është e nevojshme të nxitohet për të qenë mes të parëve: përvoja e vitit të shkuar ka treguar se kuotat në dispozicion janë për kategori aq të veçanta sa është thuajse e pamundur të përdoren si të ishte fjala për sanatore dhe është vështirë se mund të mbarojnë.

Për të kuptuar nëse mund dhe si të paraqisni kërkesë është mirë t’i hidhet një sy kuotave të flukseve 2016 dhe udhëzimeve të dhëna nga ministritë e Brendshme dhe e Punës.

Në vazhdim gjeni të gjitha modelet e formularëve që duhen përpiluar online sipas tipit të kërkesës:

Formulari A për nulla osta për punë shtëpiake për punonjës me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;
Formulari  B
për nulla osta për punë të varur për punonjës me origjinë italiane rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;
Formulari BPS për kërkesa emërore autorizimesh të rezervuara për punësimin e punonjësve që kanë marrë pjesë në projekte special;
Formulari LS për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari LS1 për kërkesa autorizimesh për punë shtëpiake për të huaj titullarë lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane;
Formulari LS2 për konvertime lejesh qëndrimi BE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga vende të tjera europiane në leje qëndrimi për punë të pavarur;
Formulari VA për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari VB për konvertime lejesh qëndrimi për punë sezonale në leje qëndrimi për punë të varur;
Formulari Z për konvertime lejesh qëndrimi për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional në leje qëndrimi për punë të pavarur;

Lexo edhe:
Dekreti i flukseve 2016. Kujdes, nuk është sanatore
Dekreti i flukseve 2016. Teksti, shifrat dhe udhëzimet
Dekreti i flukseve 2016. Kalendari i kërkesave online, data e parë 3 shkurt

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Ermal Meta sërish në skenën e Festivalit të Sanremos 2016

Malet e Shqipërisë përtej detit (Foto)