in

Flukset. Forlani: “As që bëhet fjalë!”

Drejtori i Zyrës së Emigracionit pranë Ministrisë së Punës: ”Në Itali ka 280 mijë punonjës të huaj që kanë humbur vendin e punës, të mendojmë fillimisht për ta“. Përgënjeshtrohen zërat për 150 mijë hyrje të reja

Romë, 22 tetor 2010 – Do dalë dekreti i flukseve për 150 mijë vetë?. “Është e pavërtetë” pret shkurt Natale Forlani, drejtor i përgjithshëm për çështjet e emigracionit pranë Ministrisë së Punës dhe Politikave sociale. E i duhet besuar sepse pikërisht zyra e tij programon hyrjet e reja të të huajve për punë në Itali.

“Kemi llogaritur që rreth 280 mije punonjës të huaj kanë humbur vendin e punës për shkak të krizës ekonomike, duhet të mendojmë më parë për rivendosjen në punë të këtyre personave e pastaj për hyrjet e emigrantëve të tjerë. Aq më shumë që humbja e vendit të punës rrezikon t’i kthejë këta persona në emigrantë ilegalë” spiegon Forlani për Stranieriinitalia.it.

Pra që tani e deri në fund të vitit nuk do të hapen kufijtë. “Nëse do të ketë hyrje të reja, do të jenë shumë të kufizuara dhe do të kenë të bëjnë me kategori specifike punonjësish, si psh ata që janë trajnuar (formuar profesionalisht) në atdhe ose sezonalët. Pra asnjë lidhje me qindëra mijëra hyrjet e të kaluarës” sqaron drejtori i përgjithshëm.

Prej dy javësh po qarkullonin lajme jo zyrtare mbi nxjerrjen e një dekreti të ri fluksesh. Gjë që nuk kishte shkaktuar reagime të ndjeshme të sindikatave:”Më mirë të pajisen me dokumenta ata që kanë një vend pune, por që janë pa lejeqëndrim” komentuan për gazetën Sole 24 Ore Piero Soldini i Cgil dhe Liliana Ocmin i Cisl. Hipotezë kjo që duket se nuk është fare në axhendën e qeverisë.

Zërat e përgënjeshtuar nga Forlani rrezikonin edhe të ushqenin shpresat e qindëra mijëra emigrantët ilegalë dhe t’i hapnin rrugënm siç ndodh gjithnjë në këto raste, trafiqeve të errata të ndërmjetësve të gatshëm për të përpiluar kërkesa për marrje në punë. Por tani për tani nuk flitet as për dekret të ri fluksesh, as për sanatore.

Elvio Pasca

“Burgjet janë plot për shkak të normave kundër klandestinëve”

Fajon: “Shqipëria përmbushi kriteret për heqjen e vizave”