in

Flukset. Nis përpilimi i kërkesave për 13 mijë punonjës të huaj sezonalë

Nga sot, formularët mund të përpilohen e të ruhen në pritje të çastit të nisjes. Gjithçka on line në faqet internet të ministrisë së Brendshme

Romë, 5 maj 2015 – Për të sjellë në Itali dhe për të punësuar 13 mijë punonjës të huaj sezonalë duhet pritur akoma botimi i dekretit të flukseve në Gazetën Zyrtare. Por nga ora 9.00 e ditës së sotme (5 maj), punëdhënësit mund të përgatisin kërkesat.

Gjithçka bëhet online përmes faqeve internet të ministrisë së Brendshme. Pasi i interesuari regjistrohet në sistem, duhet të përpilojë e të ruajë formularin C. Kur të jetë e mundur të paraqitet kërkesa, do t’i mjaftojë të hyjë sërish në sistem, të hapë formularin e përpiluar e ta nisë. Kur nuk është zoti ta bëjë këtë personalisht mund të kërkojë ndihmën e shoqatave të kategorisë.

Dekreti autorizon hyrjet e punonjësve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia. Pavarësisht nga Vendlindja, do të pranohen edhe punonjës që kanë qenë në Itali vitet e fundit.

Këtu gjeni më shumë informacione mbi dekretin e fundit të flukseve për punonjësit sezonalë. Ndërsa këtu një udhëzues të ilustruar me procedurën e nisjes së kërkesave.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Governo italiano offre borse di studio per studenti albanesi. Domande fino a 13 maggio

Zbulon hajdutët në shtëpi e qëllon me pistoletë. Plagoset rëndë 39vjeçari