in

Foggia. 100 kg drogë e armë në picerinë e braktisur. Arrestohen katër vetë

Nga të arrestuarit dy janë shqiptarët Armand Rameta dhe Merlin Myftaraj. Dy të tjerët janë rumunë

Romë, 14 shtator 2016 – Një kuintal marihuanë në një piceri të braktisur, këtë ka zbuluar policia e Foggias në fraksionin Borgo Segenzia. Natën e 13 shtatorit, në brendësi të ambienteve të picerisë së braktisur Il Gufo, agjentët kanë gjetur katër burra të rinj që kujdeseshin për bimët. Janë shqiptarët Armand Rameta 25 vjeç dhe Merlin Myftaraj, 27 vjeç, dhe dy rumunë: Roberto Laurian Alexa, 22 vjeç dhe Paul Mandrescu, 26 vjeç.

Në piceri agjentët gjetën edhe shumë degë bimësh që ishin vënë të thaheshin varur në fije najloni të shtrirë nga një mur në tjetrin. Brenda e jashtë gjetën përdhe edhe gjethe të thara. Sasia e marihuanës që u sekuestrua ishte 20 kg gjethe të thara dhe 72 kg copa bimësh në fazën e tharjes. Veç drogës, në oborrin e picerisë u gjet edhe një pushkë me municion e fshehur nën një rrasë druri.

 

Sulm racist në Angli. Një grua shtatzënë humbet fëmijën

Rrahin e grabisin gruan shtatzënë në tren, paditen dy 23-vjeçarë shqiptarë