in

Franca dhe Italia kërkojnë rivënien e kontrolleve kufitare në Schengen

“Komisioni Evropian t’u të drejtë shteteve anëtare të zonës Schengen të rivendosin përkohësisht kontrolle në kufijtë e tyre kombëtarë”. E kërkojnë presidenti francez, Sarkozy dhe kryeministri italian, Berlusconi

Romë, 27 prill 2011 – Presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i kërkuan presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuy shqyrtimin e mundësisë për vendosjen e përkohshme të kontrollit të kufijve të brendshëm nga shtetet anëtare në një letër drejtuar Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian në përfundim të një takimi në Romë.

Parisi dhe Roma i kanë kërkuar Brukselit të shqyrtojë mundësinë e rivendosjes së përkohshme të kontrollit në kufijtë e brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (BE), në një letër dërguar Komisionit Europian dhe Këshillit Europian nga presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministri italian, Silvio Berlusconi.

Letra, përmbajtja e të cilës u bë publike për shtypin në përfundim të samitit franko-italian në Romë, saktëson se kjo rivendosje e kontrollit duhet të bëhet në raste të vështirësive të jashtëzakonshme në administrimin e kufijve të jashtëm të përbashkët dhe në kushte që mbeten për t’u përcaktuar.
Nisur nga konstatimet se presionet në kufijtë e përbashkët sjellin pasoja për të gjitha vendet anëtare, Sarkozy dhe Berlusconi vlerësojnë se Këshilli Europian i qershorit duhet të japë një impuls politik, që të mundësojë kapërcimin e pengesave në marrjen e vendimeve konkrete si përgjigje ndaj vështirësive aktuale.

“Përparësia kryesore për Bashkimin Europian është gjetja shumë shpejt e një marrëveshjeje globale me fqinjët në pjesën jugore të Mesdheut”, vazhdon teksti.

Dy drejtuesit kërkojnë gjithashtu forcimin e mekanizmave të solidaritetit financiar për vendet pritëse të emigrantëve, duke gjykuar gjithsesi thelbësore që BE-ja të realizojë një regjim europian të përbashkët azili.

Në këtë perspektivë, duhet mbështetur sa më shpejt të jetë e mundur një konvergjencë më e madhe e rregullave dhe praktikave.

Forcimi i agjencisë europiane të ngarkuar me çështje të imigracionit, Frontex, përbën një domosdoshmëri madhore, pasi kjo agjenci synon të jetë bërthama e një sistemi europian të ruajtjes së kufijve.

“Komisioni Evropian do të ripërcaktojë kushtet e jashtëzakonshme që u japin të drejtë shteteve anëtare të zonës Schengen të rivendosin përkohësisht kontrolle në kufijtë e tyre kombëtarë”, njoftoi më pas po dje një prej zëdhënësve të tij

”Tashmë është e mundur vendosja përkohësisht e kontrolleve në kufijtë kombëtarë. Ajo që ne kërkojmë është saktësimi i kushteve në të cilat kjo do të jetë e mundur”, theksoi Olivier Bailly.
”Propozimet do të formulohen më 4 maj nga komisionerja e ngarkuar me Sigurinë, Cecilia Malmström, në kuadër të një shqyrtimi të parë nga ministrat e Brendshëm të BE-së më 12 maj”, nënvizoi ai.
“Por ne nuk do ta revolucionarizojmë këdo qoftë, – theksoi ai. – Bëhet fjalë për një ndihmë përsa i përket rregullimit të ndryshimeve të interpretimit përsa i përket këtyre rregullave”, shtoi ai.
”Rivendosja e kufijve kombëtarë mund të përdoret si mjeti i fundit, nëse shteti që ndodhet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian nuk ka mundur të përmbushë detyrimet duke dështuar në kontrollin e kufijve”.

Të lexosh Kadarenë në Venecia

Letërnjoftimet elektronike brenda javës