Otranto, 19 tetor 2019, nga ora 10:30
“Fustanella – Ura që lidh Adriatikun” është aktiviteti që do të mbahet nesër nga mëngjesi deri në mbrëmje në Otranto.
Një takim etnokulturor që do të shohë të gjithë bashkë arbëreshët italianë, për të diskutuar mbi elementet kulturore, antropologjike, historike dhe folkloristike që kanë bashkuar dhe dalluar ndër shekuj dhe vazhdojnë të bashkojnë dhe të dallojnë sot Italinë dhe Shqipërinë.
Një ditë feste korale e hapur për të gjithë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit të Piana degli Albanesi, të komunitetit arbëresh të Kalabrisë dhe të Basilikatës dhe të San Marzano di San Giuseppe, dhe në të cilën do të theksohen veçantitë dhe kostumet tipike popullore, sidomos veshja femërore “Fustanella” dhe vallet tradicionale të zonave ku banojnë arbëreshët.
Pasdite, në orën 18:00 Kursi i Valleve Tradicionale (i hapur për të gjithë) dhe performanca e studentëve të Institutit “F.L. Morvillo Falcone” të Brindisit.
Nga ora 19:30, spektakli i Trupës së Baletit të TKOB dhe prezantimi e performanca e grupit SHPIRTI ARBERESH nga Cerzeto (Cs) dhe e grupit salentin i LI UCCI ORKESTRA.
Aktiviteti është organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, nën kujdesin e Ministri i Shtetit për Diasporën, në bashkëpunim me Polo BiblioMuseale të Puglias, Integra Solidale, Komunën e Otrantos.
Hyrja është pa pagesë.