in

Futboll. Kosova në Finlandë me ekipin e saj më të mirë

FIFA ua lejon të gjithë sportistëve që kanë kërkuar të ndërrojnë fanellë për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës

Tiranë, 5 shtator 2016 – FIFA ka autorizuar sot të gjithë lojtarët që deri tani kanë përfaqësuar vende të tjera si Shqipëri, Zvicër, Gjermani, Norvegji, Suedi Austri, Finlandë, që këtej e tutje të mund të përfaqësojnë Kosovën. Duke filluar nga ndeshja Finlandë-Kosovë, ndeshja e parë kualifikuese për Botërorin 2018, që do të luhet mbrëmjen e sotme.

Lojtarët e autorizuar nga FIFA që të kalojnë në Kombëtaren e Kosovës – të pranuar në maj të këtij viti si anëtare e Federatës Botërore të Futbollit – janë Fanol Perdedaj dhe Enis Alushi (të cilët kanë luajtur për Gjermaninë), Valon Berisha, Bersant Celina, Elbasan Rashani (që deri më sot kanë përfaqësuar Norvegjinë), Hekuran Kryeziu dhe Albert Bunjaku (Zvicër), Sinan Bytyçi (Austri), Vedat Muriqi, Milot Rashica, Herolind Shala, Amir Rrahmani, Alban Meha e Samir Ujkani, (Shqipëri) dhe Erton Fejzullahu (Suedi). Më parë kishin marrë pëlqimin e FIFA-s për të luajtur me Kosovën edhe Adnan Januzaj (që luante me përfaqësuesen e Belgjikës), Përparim Hetemaj (Finlandë), dhe Arbër Zeneli (Suedi).

 

Gjendet trupi i Sayedit, refugjatit të zhdukur në Amatrice

Futboll. Shqipëria fiton sot ndeshjen e nisur dje ndaj Maqedonisë