Shqipëria fiton edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin pas asaj me Maqedoninë një muaj më parë, e me pikë të plota, merr kreun e grupit G të ndeshjeve të vlefshme për kualifikimin në Kampionatin e ardhshëm botëror të Futbollit, Rusi 2018.
Lë pas Spanjën e Italinë, që barazojnë 1-1 e që pas dy ndeshjeve të para kanë vetëm 4 pikë. E fakti që kuqezinjtë e De Biasit mbajnë kreun e grupit, të paktën deri në ndeshjen e ardhshme, vihet në pah nga të gjitha mediat sportive në Itali. Por nuk duken shumë të habitura, të mësuara me sa duket me të papriturat e djemve të kombëtares shqiptare të trajnuara nga italiani.
Ja disa prej tyre:
Corriere dello Sport
Gazzetta dello Sport
Repubblica
Datasport.it
Affari Italiani