in

Gasparri (PdL): “Jo sanatore për emigrantët e parregullt”

“Do të shqyrtojmë me kujdes dekretin e përvetësimit të normës europiane. – premton Maurizio Gasparri – Nuk do të lejojmë që në dekret të fhihet një sanatore që mund të tërheqë klandestinët në Itali”

Romë, 6 korrik 2012 – Ende nuk dihet si do të jetë legalizimi që duhet të ketë miratuar sot qeveria në brendësi të dekretit të përvetësimit të normës europiane për sanksionet për ata që punësojnë të huaj të parregullt, dhe kryetari i grupit të Senatorëve të Pdl-es, Maurizio Gasparri ngre zërin kundër.

“Do të jemi shumë të kujdesshëm në shqyrtimin e dekretit legjislativ të qeverisëmbi masat ndaj punëdhënësve që punësojnë të huajt e parregullt. Veçanërisht referuar normës kalimtare të paralajmëruar që u lejon familjeve dhe sipërmarrësve që të vetëpaditen brenda një periudhe të përcaktuar për të shmangur sanksionet, duke u njohur punonjësve imigrantë lejen e qëndrimit. Nuk duam që brenda normës të fshihet ndonjë formë sanatoreje që mund të nxisë hyrjet e klandestinëve në Itali. Po të ishte kështu, do të ishte mungesë përgjegjësie nga qeveria, e papranueshme. Presim të shohim tekstin për të marrë vendimet e të verifikojmë përputhshmërinë e tij me vlerësimet e bëra në Parlament. Një sanatore në kohë krize të thellë ekonomike do të ishte zgjedhje gjëmëzezë”.

Miratohet përfundimisht dekreti i sanksioneve për punën në të zetë. E sanatoria?

Drogë nga Italia në Shqipëri. Paulin Brishtaj me 270 gr. kanabis ndalohet sapo kish zbritur nga trageti