in

Gianni De Biasi bëhet shqiptar

“I nderuar dhe i lumtur”

Trajneri i kuqezinjve, italiani Gianni De Biasi, nga dita e sotme është edhe shqiptar. Jo vetëm me zemër por edhe zyrtarisht, me pasaportë. Në vigjilje të ndeshjes së futbollit mes përfaqësueses kuqezi e asaj të Armenisë, presidenti i Shqipërisë Nishani ka takuar futbollistët në Durrës ku po stërviten, e me këtë rast i dorëzoi personalisht Giovanni De Biasit dekretin e njohjes së shtetësisë shqiptare, duke i uruar njëkohësisht dhe përzemërsisht suksese dhe punë të mbarë në drejtimin e kombëtares si dhe të përmbushjes së ëndrrës mbarëpopullore për një kualifikim të mundshëm të Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Futbollit të vitit 2016.

“Jam i nderuar dhe i lumtur, është një ëndërr për mua”, është shprehur De Biasi sot përpara presidentit Nishani.

Do të mbaja me krenari pasaportën shqiptare” kishte pohuar edhe në janar kur e kish shprehur hapur kërkesën për t’u bërë shtetas shqiptar.

 

Jam italian, ajo është e huaj e nuk ka leje qëndrimi. A mund të martohemi?

Paci e Sejko në MaXXI të Romës me videoinstalacionin “Sue proprie mani”