in

Gjirokastër. Ndalohen 33 emigrantë të parregullt pranë kufirit me Greqinë

Gjatë vitit që po mbyllet në jug të Shqipërisë janë ndaluar rreth dy mijë emigrantë që përmes vendit tonë dëshironin të shkonin në vendet e BE-së

Tiranë, 30 dhjetor 2013 – Mes mijëra emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendlindje për të festuar festat e fundvitit, nga kufiri Shqipëri-Greqi hyjnë edhe emigrantë të paligjshëm nga vende të ndryshme të botës që duan të shkojnë në një nga vendet anëtare të BE-së, shpesh Itali. Policia kufitare e Gjirokastrës ndaloi të dielën 33 emigrantë nga Siria, Afganistani dhe Sudani. “Emigrantët ilegalë u ndaluan në orët e para të mëngjesit pranë fshatit Bulo, rreth 15 km larg Gjirokastrës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia bëri të ditur se emigrantët, mes të cilëve kishte edhe tri gra, janë marrë në pyetje dhe kanë treguar se destinacioni i tyre ishte Italia. Sipas të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, gjatë këtij viti rreth 2 mijë emigrantë të huaj janë ndaluar në jug të vendit.

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Milano. Arrestohen dy persona për vrasjen barbare të Shkëlzim Malajt

Franca: Shqipëria vend i sigurt, nuk pranojmë kërkesat e azilit nga qytetarët e saj