in

Vepra e Gjon Buzukut në Universitetin e Napolit

Më 10 maj, studiuesja Evalda Paci mban një leksion mbi veprën e Gjon Buzukut në Universitetin L’Orientale të Napolit.

Romë, 8 maj 2012 – Studiuesja Evalda Paci do të mbajë një leksion mbi veprën e Gjon Buzukut në Universitetin e Napolit, L’Orientale.

Do të ndalet te “Meshari”, si një vepër shqiptare në kundër-rrymë me Kishën Katolike.

Studiuesja do të trajtojë disa aspekte të veprës.  Nga fakti që “Meshari” flet në variantin geg, dhe shkon përtej përkthimit të liturgjive të të dielave të Kishës latine, duke mbajtur parasysh misionin e klerit katolik në një vend që vazhdonte të konvertohej në islam, deri te viti i botimit, 1555, edhe pse përgjatë shekujve “Meshari” duket dhe humbet. Dhe në fund studiuesja do të mbyllë leksionin e saj me vlerat e “Mesharit” për historinë e gjuhës shqipe.

Prej kopjes së vetme të “Mesharit” që gjendet në Bibliotekën e Vatikanit janë realizuar dy botime kritike: njëri nga Namik Resuli (Vatikan 1958), tjetri nga Eqrem Çabej (Tiranë 1968).

 

 

 

Martesë pa leje qëndrimi. Në Chiari, Lega nuk dorëzohet

Parodia e re mbi diplomën shqiptare të Renzo Bossit