in

Gjykata Kushtetuese: “Shërbimet sociale nuk duhet të varen nga vjetërsia e rezidencës”

Deklarohet antikushtetuese një normë e Trentino Alto Adiges që u njihte çekun për familjet me shumë fëmijë vetëm emigrantëve që banonin në krahinë prej të paktën pesë vjetëve. Sentenca

Gjykata Kushtetuese
Romë, 12 qershor 2013 – Përfitimi i shërbimeve e shumave sociale nga emigrantët nuk mund të varet nga vjetërsia e rezidencës në një krahinë të caktuar. Në fakt, nuk ka asnjë lidhje mes rezidencës dhe situatës së vështirë ekonomike të një personi.

Ky është kuptimi i sentencës 133 e Gjykatës Kushtetuese, e depozituar më 7 qershor 2013, që ka deklaruar antikushtetuese normën e ligjit krahinor nr. 8 (neni 3 paragrafi 3) të 14 dhjetorit 2011 të Trentino Alto Adiges. Kjo normë bënte dallim mes italianëve dhe jokomunitarëve në dhënien e çekut krahinor  për familjet, duke kërkuar që emigrantët të ishin rezidentë në krahinë prej të paktën pesë vjetëve.

Gjykata kushtetuese, nënvizon ASGI (Associazione Studio Giuridici per l’Immigrazione) ka theksuar edhe njëherë orientimin e saj tashmë të konsoliduar, sipas të cilit vlerësimi i ligjshmërisë të dallimit në trajtim mes vendasve e të huajve duhet të bëhet sipas një norme të arsyeshme.

Sipas gjykatësve, të bësh dallime mbi bazën e vjetërsisë së rezidencës nuk respekton parimet e arsyeshmërisë e të barazisë dhe është një kriter arbitrar, sepse nuk ka asnjë varësi mes kohëzgjatjes së rezidencës në një vend dhe gjendjes së vështirësisë ekonomike të personit, që është kushti paraprak i përfitimit të ndihmesës sociale në fjalë. “Me fjalë të tjera, nuk është e mundur të paramendohet që të huajt në territorin e krahinës prej më pak se pesë vjet, kanë më pak nevojë se ata që banojnë aty prej më shumë se pesë vjet” sintetizon ASGI, duke kujtuar gjithashtu që këto koncepte ishin shprehur nga Gjykata Kushtetuese edhe me sentenca të mëparshme (sentenca nr. 40/2011, sentenca nr. 2/2013, sentenca nr. 4/2013).

Gjykata Kushtetuese, sentenca nr. 133/2013, e depozituar më 7 qershor 2013 (në gjuhën italiane)

  

Banka e Shqipërisë: Bien remitancat e emigrantëve

Treviso. Autista di scuolabus picchia un dodicenne: “Romeno di m…”