in

Gramos Prifti, heroi i ditës në Brescia. Shpëton një grua nga mbytja

Muratori 42-vjeçar dëgjon thirrjet për ndihmë dhe menjëherë hidhet e shpëton një grua që kish rënë në një vaskë të madhe uji

Romë, 4 gusht 2015 – Mund të kish qenë një e hënë si gjithë të tjerat ajo e djeshmja për Gramos Priftin, 42 vjeç, me banim në Rezzato, murator në një kantier në Brescia. Nuk rezultoi kështu: u bë heroi i ditës sepse i shpëtoi jetën një të panjohure pa u menduar dy herë.

Rreth orës 8 e mëngjesit, ndërsa Gramosi me kolegët e tij po punon në një kantier të ndërmarrjes Brescia Mobilità në rrethrrotullimin sipër parkingut të nëndheshëm të Spitalit Civil të Brescias. Papritur janë dëgjuar thirrjet për ndihmë të një gruaje dhe të disa kalimtarëve që vinin nga parking. Gramosi ka zbritur menjëherë deri në katin e tretë nëndhe dhe ka parë një grua që po mbytej në një vaskë të thellë dy metra të mbushur plot me ujë.

Me mendje të ftohtë, i ka zgjatur gruas një lopatë që të mbahej, ka zhytur një shkallë të gjatë në anë të vaskës dhe është hedhur vetë në ujë. I është afruar gruas, e ka tërhequr deri në buzë të vaskës ku kish mbështetur shkallën dhe e ka nxjerrë nga uji dhe e ka lënë në duart e ekipit mjekësor që ndërkohë kishte zbritur në parking.

Gramosi, baba i dy fëmijëve, nuk e ndien aspak veten hero, edhe pse të gjithë e konsiderojnë të tillë dhe e përgëzojnë për veprimin e tij altruist. “Ç’heroizëm? Duhej bërë dhe pikë. – thotë ai për mediat lokale – Kur pashë skenën, menjëherë mendova se një gjë e tillë mund t’i ndodhte edhe dikujt të familjes sime, një miku apo të njohuri, e kështu u hodha”. 

Prokuroria akuzon zyrtarisht ish Guvernatorin e BSh-së për shpërdorim detyre

Genova. Nëntë arrestime për 85 vjedhje shtëpish në tetë muaj