in

Grekë, çfarë keni bërë me miliardat tona?

 

Nëse Greqia falimenton, nuk do ketë më para. Profesori i ekonomisë, Bernd Lucke, vlerëson se humbjet e mundshme të Gjermanisë do jenë minimumi 25 miliardë euro. 
Sipas shefit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, do të fshiheshin me një të rënë të lapsit 380 miliardë euro ndihmë për Greqinë: 33.600 euro për kokë, ose 177% e prodhimit ekonomik vjetor të vendit.
Nga Jan Schaefer BILD

Grekë, çfarë keni bërë me miliardat tona?

Greqia në rënie të lirë, frika nga humbja totale e miliardave ndihmë nga BE rritet çdo ditë.

Por çfarë kanë bërë grekët me gjithë ato para?

Që prej fillimit të vitit 2010, shtetet e eurozonës, bankat dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë ofruar dy paketa ndihme. Në total në Greqi janë dërguar 148 miliard euro kredi. Gjermanët kanë paguar 35 miliardë.

Bild tregon se ku kanë shkuar paratë. Fakt është se shumë pak ka shkuar për grekët e thjeshtë.

Paketa e parë për Greqinë (2010-2011): 73 miliardë euro në gjashtë këste.

– Pjesën e luanit – rreth 55 miliardë euro – e kanë marrë Banka Qendrore Europiane, bankat private dhe kompanitë e sigurimit, për të paguar borxhet e shtetit.

– Rreth 18 miliardë euro kanë shkuar në buxhetin e shtetit, mes tyre për paga. Një në katër të punësuar në Greqi është i punësuar në shtet. Ose kanë shkuar për pensione, mes tyre ka edhe pensione luksi si për shembull për vajzat e pamartuara të ushtarakëve të lartë. 

Paketa e dytë e ndihmës për Greqinë (nga viti 2012): deri më tani janë lëvruar rreth 74,7 miliardëeuro.

– 30 miliardë euro kanë shkuar sërish për bankat dhe kreditorët privatë.

– 5 miliardë kanë shkuar për interesat.

– Me mbi 18 miliardë euro janë mbështetur bankat greke. Edhe 7 miliardë euro do të jepen shumë shpejt për këtë çështje.

– Mbi 14 miliardë euro kanë shkuar në Bankën Qendrore Europiane për të paguar bonot e depozituara.

Nëse Greqia falimenton, nuk do ketë më para. Profesori i ekonomisë, Bernd Lucke, vlerëson se humbjet e mundshme të Gjermanisë do jenë minimumi 25 miliardë euro.

Por kjo nuk është e gjitha.

Kreditorët privatë (mes tyre bankat dhe kompanitë e sigurimit) do të duhet të heqin dorë nga mbi 100 miliardë euro.

Që prej hyrjes së Greqisë në BE në vitin 1981, vendi ka marrë nga fondet e BE (për shembull për ndërtim rrugësh, për bujqësinë) mbi 100 miliardë euro.

Por paratë nuk janë përdorur në mënyrë të qëndrueshme. Ish ministri i Ekonomisë, Michalis Chrysochoidis ka deklaruar së fundmi për shtypin se thuajse çdo gjë shkonte për konsum.

Sipas shefit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, do të fshiheshin me një të rënë të lapsit 380 miliardë euro ndihmë për Greqinë: 33.600 euro për kokë, ose 177% e prodhimit ekonomik vjetor të vendit.

Ndihma e Planit Marshall në Europën Perëndimore gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte vetëm 2%.

 

1 Qershor, festa e fëmijëve

Terremoto. La Lega Nord sciacalla: “Attenti ai clandestini nelle tendopoli”