36 eksponentë dhe mbështetës të forcës ekstremiste duhet të përgjigjen për vrasje, agresion, plagosje të rënda, shantazhe dhe pastrim parash.
29 shtator 2013 – Greqia shkatërron Agimin e Artë, partinë filo-naziste e vendit, me një operacion masiv arrestimesh që në orët e para të mëngjesit të të shtunës, me zbatimin e 36 urdhër-arresteve, që kanë sjellë vënien në pranga të liderit Nikos Michaloliakos, disa deputetëve dhe anëtarëve kryesorë të partisë.
Me akuzat si organizatë kriminale, krim për të cilin në Greqi nuk parashikohet as autorizimi paraprak i parlamentit për të arrestuar deputetët.
Në qendër të asaj çka rrezikon të shndërrohet në frontin më të ri të tensioneve të larta – me simpatizuesit e grumbulluar menjëherë para zyrave qendrore të policisë në Athinë, të gatshëm për manifestime – është përfshirja e forcës politike në vrasjen e rapper-it antifashist. Një çështje që sidoqoftë – përpiqet të sigurojë qeveria që tani është duke zhvilluar në negociatat finale me Trojkën për këstin e fundit të ndihmave – “nuk rrezikon të destabilizojë vendin”, sipas një deklarate të ministrit grek të Financave, Yannis Stournaras.
Operacioni masiv i urdhëruar mëngjesin e të shtunës nga Gjykata e Lartë kundër 36 eksponentëve dhe mbështetësve të Agimit të Artë, ka sjellë arrestimin e liderit, të zëdhënësit Ilias Kasidiaris dhe të 13 deputetëve dhe anëtarëve të partisë, me akuzat për krijimin e një organizate kriminale.
Arrestimet nisën pasi prokurori i Gjykatës së Lartë, Charalambos Vourliotis, lëshoi mandat-arreste në lidhje me hetimet e vrasjes së rapper-it antifashist, Pavlos Fyssas, që ndodhi në 17 shtator dhe u krye nga një militant neo-nazist, Georgos Roupakias. Pikërisht një ditë më parë, Michaloliakos kishte kërcënuar me dorëheqjen masive të 18 deputetëve të partisë së tij për ta detyruar vendin të ecte në rrugën e zgjedhjeve të parakohshme, që do të ishin shkatërrimtare në një çast kur Athina po negocion me Trojkën për ndihma të mëtejshme.
Me Michaloliakos-in, në banesën e të cilit policia zbuloi tre pistoleta të padeklaruara, u arrestuan edhe deputetët Ilias Panagiotaros dhe Ioannis Lagos përveç Nikos Patelis, zyrtari drejtues të seksionit të Agimit të Artë në Nikeia, lagje athinase, ku u vra Fyssas. Kërkohen edhe dy deputetët Christos Pappas dhe Nichos Michos dhe disa funksionarë të policisë, që me sa duket kanë bashkëpunuar me neo-nazistës. Ndër akuzat për të cilat duhet të përgjigjen, rezultojnë ato për vrasje, agresion, plagosje të rënda, shantazhe dhe pastrim parash. Mandat-arrestet bazohen në përgjimet telefonike përmes të cilave dalin në dritë lidhjet e kësaj partie me vrasjen e Fyssasit.