Lideri i Lëvizjes 5 Yjet për të përditshmen angleze Tepegraph. “Kreu i UKIP nuk është siç e përshkruajnë, vetëm dëshiron të kontrollojë imigracionin në Evropë”
“Nigel Farage nuk është siç e përshkruajnë, tamam si unë që nuk jam racisti e nazisti i rrëfyer nga gazetat italiane”.
Në një intervistë të botuar nga e përditshmja angleze The Telegraph, Beppe Grillo u përgjigjet atyre që e akuzojnë se në Evropë po kërkon të lidhë aleancë me një racist. Akuza që vijnë edhe nga gjiri i Lëvizjes 5 Yjet, me parlamentarë të shqetësuar për takimin me liderin e United Kingdom Indipendence Party, UKIP.
Farage, shpjeggon Grillo, “dëshiron kontrollin e imigracionit në Evropë njësoj si ne”. “Nuk është e vërtetë se është racist” shton, duke nënvizuar faktin se UKIP ka zgjedhur të mos bëjë aleancë me Legën e Veriut.
Në programin e botuar në faqet internet të partisë angleze shkruhet “Duam të rimarrim në dorë kontrollin e kufinjve tanë dhe të imigracionit”. Edhe “imigrantët duhet të mbajnë financiarisht veten dhe familjet e tyre për pesë vjet. Çka nënkupton sigurim shëndetësor privat (me përjashtim të kurave urgjente), shkollim privat dhe shtëpi private. Duhet të vënë para në arkën e kursimit përpara se të marrin”. UKIP propozon edhe një “sistem vizash me pikë e lejesh qëndrimi të kufizuara në kohë” dhe është i mendimit që “dëshmia e një sigurimi privat duhet të jetë kusht paraprak për hyrjen e migrantëve dhe të turistëve në Mbretërinë e Bashkuar”.
Lidhja me UKIP e liderit të tyre ka krijuar pështjellim mes parlamentarëve të M5S, që deri tani janë treguar të hapur ndaj imigracionit, më shumë se Grillo. Edhe shfuqizimi i veprës penale të klandestinitetit, për shembull, lindi nga një amendament i tyre, ide që Grillos nuk i pëlqeu aspak, por u mbështet nga aktivistët. Një tjetër shembull është edhe një projekt ligj i M5S, propozon reformimin domethënës të shtetësisë për brezat e dytë.
Grillo thotë se marrëveshja me UKIP akoma nuk është nënshkruar, “takimi vlejti për t’u njohur”. Aleanca, shton kreu politik i Lëvizjes 5 Yjet, do të bëhet vetëm nëse mbërrin dritë e gjelbër nga aktivistët. Natyrisht, përmes të zakonshmit referendum online.
“Ne nuk do të ndryshojmë programin [që ia vlen të kujtohet, as nuk përmend gjëkundi imigracionin], nuk do të ndryshojmë idetë tona, por nëse flasim për koncepte si demokracia e drejtpërdrejtë kemi diçka të përbashkët” shton Grillo.
Lëvizjes 5 Yjet, sidoqoftë, i nevojiten aleatë në Europarlament. “Me 17 deputetë – pranon edhe Grillo – po të formosh një grup të pavarur mbetesh jashtë loje”.
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)