in

Grindje në fermë. Vritet me gurë dhe gërshërë 47 vjeçarja kosovare

Një grua kosovare 47 vjeç ka vdekur mëngjesin e sotëm në Volpaia të komunës Radda in Chianti pasi është qëlluar me gurë dhe gërshërë kopshtari nga një 22-vjeçar bashkatdhetar gjatë një grindjeje

Romë, 8 janar 2013 – Një kosovare 47 vjeçare ka vdekur sot në mëngjes në lokalitetin Volpaia të komunës Radda in Chianti. Karabinierët kanë arrestuar një 22 vjeçar, edhe ky kosovar që, sipas dëshmitarëve të ngjarjes, ka qëlluar për vdekje gruan me gurë dhe një palë gërshërë të mëdha kopshtari.

Grindja mes dy kosovarëve, kolegë në të njëjtën fermë bujqësore, ka lindur ndërsa punonin për krasitjen e disa pemëve. Në inat e sipër djali i është sulur gruas duke e goditur në fillim me gur e më pas disa herë me gërshërët që po përdorte. E ndërsa punonjës të tjerë të fermës jepnin alarmin për gruan që vdiq në vend në një pellg me gjak, 22-vjeçari përpiqej të largohej duke ndalur makina të rastit.

Karabinierët e kanë kapur në një nga postblloqet e ngritura në afërsi të vendngjarjes dhe e kanë marrë menjëherë në pyetje për sqarimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje dramatike.

Napoli Arrestohet banda italo-shqiptare që grabiste në shtëpitë e të moshuarve

Pa asnjë përjashtim. Mini-revolucioni i shërbimit shëndetësor për emigrantët