in

Hahn: Pa reformën e drejtësisë, s’ka negociata anëtarësimi në BE për kohë të gjatë

Nëse parlamenti dështon të parashikohet një referendum

Bruksel, 19 korrik 2016 – Debati mbi reformën e drejtësisë të mbyllet të enjten, përndryshe të ëndërrohet hapja e negociatave për futjen e Shqipërisë në BE. Është ky pak a shumë qëndrimi i prerë i anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe i komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn.

“Vitin e ardhshëm parasikohen zgjedhjet parlamentare” në Shqiëri, “sa më shumë afrohet ajo datë, aq më i ndërlikuar bëhet debati politik e aq më e vështirë bëhet gjetja e një zgjidhjeje. Ja pse është e rëndësishme që debati mbi reformën të mbyllet këto ditë” ka sqaruar Hahn para europarlamentarëve.

“Nuk është fjala se duhet vetëm të përcaktohet një marrëveshje mbi një normë juridike, por edhe të verifikohet nëse masat legjislative janë efikase apo jo, e për këtë gjë nevojiten muaj”, ka shtuar ai. Gjatë muajve të fundit është negociuar rreth reformës, ka treguar Hahn, por “termi më i përdorur në Ballkan është ‘pothuajse’: ‘pothuajse’ ia arritëm, por akoma nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare”.

“Po të mos arrihet të merret një vendim në Parlament, do të nevojitet të parashikohet një referendum popullor sepse shumica dërrmuese e shqiptarëve e duan reformën e drejtësisë – vazhdoi komisioneri – e do të ishte shumë negative nëse nuk do të arrihej një rezultat, sepse do të kishim një shtyrje të negociatave me 18 muaj, që do të sillte pasoja të rënda në Vend dhe në Rajon”.

Por fjala e fundit u takon autoriteteve të Tiranës, që sipas Hahn-it duhet të marrin mbi vete përgjegjësinë e të zhbllokojnë situatën.

 

Shtetësia italiane. Ç’mund të bëhet kur përgjigjja nuk mbërrin?

“Sei una merda”, il controllore insulta ripetutamente l’immigrato senza biglietto VIDEO