in

Hapet festivali ndërkombëtar për fëmijë “Giffoni”

Ndër shtatë edicionet e organizuara në Shqipëri, për të tretin vit radhazi mbahet në Shkodër

Tiranë, 1 nëntor 2011 – Festivali i Ndërkombëtar i filmit për fëmijë “Giffoni 2011, i zhvilluar në vendin tonë për të shtatin vit radhazi, ka ngritur siparin e tij në qytetin e Shkodrës. Festivali do të mbyllet më 11 nëntor. 

Pjesë e jurisë së Festivalit do të jenë edhe  fëmijë shkodranë, disa prej të cilëve do të përzgjidhen që të shkojnë  në fazën finale të këtij festivali në Itali, për t’iu bashkuar 2.800 fëmijëve të tjerë nga e gjithë bota.     
Krahas ndjekjes së filmave në sallë, është menduar edhe për mbajtjen e disa Ëork Shopeve, ku do të diskutohen filmat e shfaqur në këtë edicion, si dhe vlerësimet e jurisë lidhur me to.

Filmi i parë që ndoqi publiku i pranishëm në sallën e kinema “Millenium” në qytetin e Shkodrës, ishte të hënën filmi gjerman “Një mik hebre”, me regji të Leo Khasin, ka protagonist  një 14 vjeçar, të rritur në një kamp refugjatësh palastinezë.
Më pas festivali ka vijuar me filmin “I humbur në Afrikë” , me protagonist 11 vjeçarin Simon, një djalosh me ngjyrë, i birësuar dhe tifoz futbolli, i cili udhëton me të ëmën daneze në vendin e lindjes, në Kenia. Përmes shumë peripecish që e shoqërojnë 11 vjeçarin, ai bëhet i njohur në botën e sportit. 

Gjatë ceremonisë organizuar në hapje të këtij aktiviteti, drejtori ekzekutiv i Giffoni Film Festival në Shqipëri, Namik Ajazi tha se “nga shtatë edicione të mbajtura në Shqipëri, për të tretin vit radhazi, ky festival zhvillohet në Shkodër , falë traditës së mirëfilltë që ky qytet ka në lëvrimin e kinemasë”
 

Venecia. Vdes i mbytur në makinë, 21-vjeçari Kapaj

Mbyllet censusi në Shqipëri, mes polemikash siç nisi