in

Hekurat drejtuesve të ndërmarrjes për skllavërim të emigrantëve

Arrestohen në Lecce 15 drejtues të shoqërisë Tecnova. Padia ka mbërritur nga vetë punonjësit jo komunitarë.

Romë, 21 prill 2011 – Pesëmbëdhjetë drejtues, ortakë e administratorë  të shoqërisë italo-spanjolle që ndërton impiante fotovoltaike, janë arrestuar me akuzën e bashkëpunimit në vepër penale me qëllim skllavërim, shantazhe, favorizim të qëndrimit të imigrantëve në kushte ilegaliteti.

Sipas hetimeve janë marrë në punë të huaj pa lejeqëndrim duke i detyruar të punonin në kushte çnjerëzore. Me sa është bërë e ditur, punonjësit ishin të detyruar të punonin 12 orë në ditë për dy euro ora, nëse paguheshin. Nuk kishin të drejtë as të pushonin, as të sëmureshin e as të lëndoheshin në vendin e punës. Të gjitha këto ndëshkoheshin me pushim nga puna dhe me rrezikun e paditjes si klandestinë. Viktimat, një pjesë e madhe e 800 punonjësve të shoqërisë, punonin në 17 impiantet e rëndësishme fotovoltaike të realizuara në zonën e Salentos.

Dhjetë të huaj, tetorin e kaluar, vendosën të marrin parasysh pasojat dhe të ngrenë padi kundër shoqërisë.

Skulpturat e Tavanxhiut në Brescia

Nga Trieste në Brindisi, për një traget drejt Shqipërisë