Të gjithë mund ta ndjekin spektaklin në streaming, të shtunën më 10 maj, nga ora 21.00
“Hera e Parë”, spektakli i baletit që më 5 maj mblodhi pas njëzet vjetëve në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë balerinë shqiptarë të suksesshëm në botë, tani do të transmetohet edhe në Agon Channel. Të shtunën më 10 maj në orën 21.00.
Të gjithë ata që nuk mundën të ishin mes spektatorëve që mbushën sallën e TOB-it në Tiranë, mund të ndjekin spektaklin në streaming në Agonchanneltv.com.
Spektakli, i ideuar nga Kledi Kadiu e Anbeta Toromani, nën drejtimin artistik të Gentian Dodës, sjell në skenë veç të sipërpërmendurve edhe Erjon Krujën, Brigel Gjokën, Hektor Budllën, Leart Durakun, Rezart Stafën, Dorian Grorin e disa miq e kolegë të tyre të huaj. Janë të gjithë artistë të angazhuar në kompani baleti, ndër më prestigjiozet në botë si: Hofesh Shechter Company, The Forsythe Company, Aterballetto, Balletto di Roma, Teatro san Carlo di Napoli, Compania Nacional de Danza, Balletto Classico Cosi Stefanescu, Balletto di Montecarlo.
“Hera e Parë” e balerinëve shqiptarë – Dokumentari
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)