in

Hipën në Kupolën e Shën Pietrit e kërcënon të vrasë veten

Fatmirësisht brenda pak minutave është bindur të heqë dorë nga vetëvrasja 49-vjeçari shqiptar që ishte shprehur se e bënte gjestin ekstrem “për arsye familjare”

Romë, 22 mars 2013 – Ka shkaktuar jo pak panik mes vizitorëve të shumtë në Shën Pietrit burri që thonte se do të hidhej nga Kupola për t’i dhënë fund jetës. Fatmirësisht, xhandarët e Vatikanit që kanë ndërhyrë menjëherë e kanë bindur shpejt të ndërrojë mendje e të zbrezë.

Nga Vatikani thuhet se burri, një 49-vjeçar shqiptar, kishte deklaruar se ndërmerrte aktin ekstrem për probleme familjare. Ndërsa nga verifikime të forcave të rendit italiane, ka dalë në dritë që shqiptari ka marrë një urdhër dëbimi dhe ka precedentë penalë për stalking, keqtrajtim në familje dhe sekuestrim personi.

Seks në këmbim të lejeqëndrimit: dënohet me shtatë vjet burg polici

Il voto degli immigrati, fattore fondamentale per la partecipazione democratica in Italia e Albania