in

Hiqet e dashuruar me të dhe i zhvat të moshuarit 200 mijë euro

Një 44 vjeçare shqiptare akuzohet t’i këtë zhvatur shuma të mëdha parash një pensionisti të Mondovì-së, duke u hequr si e dashuruar pas tij

Policia Financiare e qytetit të Cuneo-s po heton mbi rastin e një shtetase 44 vjeçare shqiptare (bëhen të ditura vetëm inicialet e emrit të gruas, R.L.) e cila dyshohet se ka shfrytëzuar ekonomikisht një pensionist me banim në Mondovì. Një i afërm i 69 vjeçarit italian ka sinjalizuar këtë histori dashurie nga e cila me sa duket gruaja shqiptare ka përfituar rreth 200 mijë euro.

Me sa bëhet e ditur miqësia fillestare, e transformuar më pas në një lidhje më të ngushtë, ka shtyrë të moshuarin që për vite të tëra t’i dhuronte shuma parash gruas shqiptare. Edhe kur ajo ishte kthyer në Shqipëri, duket se ai vazhdonte t’i dërgonte para për të mbajtur familjen dhe për të përballuar shpenzimet nga më të ndryshmet. Taksa, pagesa për sëmundje të rënda, borxhe dhe deri në një shtatzani që mendohet se gruaja ka trilluar për të shfrytëzuar situatën. Sipas saj nga marrëdhënia me pensionistin, ajo kishte lindur dy binjakë, njëri prej të cilëve kishte vdekur. Gjithçka në Shqipëri,  larg syve të atij që e mendonte veten babain e fëmijëve dhe ndihej i detyruar moralisht të paguante për ta.

Në pritje të verifikimeve mbi vërtetësinë e atësisë, është ngritur padi kundër gruas shqiptare, e cila rezulton e ndarë nga një shtetas italian.

Lexo edhe: Dashuria e shtrenjtë e torinezit për shqiptaren. 255 mijë euro për tre vjet

Grande successo per la rassegna “Albania nel suo Cinema”

“Solo italiani nel M5S”. Grillo razzista ci fa o ci è?