Boksieri Fajton Murati, i pamundur asnjëherë deri tani, do të ndeshet sot për titullin e kampionit të botës për moshat nën 24 vjeç
Boksieri shqiptar Fatjon Murati do të ndeshet për titullin kampion bote në Federatën IBF Junior më sfiduesin italian Francesco Versaci. Ndeshja zhvillohet në Cagliari në mbrëmjen e 19 nëntorit dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga Rai Sport, e komentuar nga Mario Mattioli dhe boksieri i njohur Nino Benvenuti.
Alteti shqiptar, me origjinë nga Kukësi e me banim në Gjermani mbërrin në këtë ndeshje pa asnjë humbje. Me gjithë moshën e re, vetëm 20 vjeç, ai ka regjistruar 11 fitore dhe dy barazime. Fatjon Murati ka filluar karrierën si boksier profesionist në vitin 2008 në Munih të Gjermanisë. Fillimet e tij kanë qenë në Shqipëri ku është shquar për talentin dhe teknikën. Në mjediset e boksit Murati njihet si kundërshtar shumë i vështirë. Në fakt ai është boksieri i tretë shqiptar pas Luan Krasniqit dhe Nuri Seferit që ndeshet për një titull kaq të rëndësishëm.