in

Igli Tare tregon si kuqezinjtë mund t’u marrin pikë të kaltërve në Palermo

Tare flet për ndeshjen e radhës Itali-Shqipëri e vlefshmë për Botërorin Rusi 2018: “Përvojat e ndeshjeve me Italinë e Spanjën e rrisin ekipin tonë, por duhet të jemi me këmbët në tokë”

Tiranë, 23 mars 2017 – Prej vitesh Drejtor i suksesshëm Sportiv te skuadra e Lazios, ish-sulmuesi e ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Igli Tare, është ndër ata persona që e njeh mjaft mirë jo vetëm nivelin e kuqezinjve por në veçanti Kombëtaren e Italisë dhe lojtarët që janë pjesë e saj.

një intervistë telefonike për Procesin Sportiv në Top Channel, Tare jep recetën e tij se si mund t’i merren pikë Italisë. “Vetëm loja si skuadër mund të japë pikë. Loja si ekip mes linjave ku duhet të jemi shumë kompaktë. Unë besoj se De Biasi e ka analizuar shumë mirë ndeshjen ndaj Spanjës dhe nuk besoj se do të bëjmë të njëjtat gabime, që u mbyllëm para portës, duke shpresuar te ndonjë mrekulli”, është shprehur Tare.

Nga ana tjetër, Tare i fton të gjithë të kthehen me këmbët në tokë. “Të tilla ndeshje me skuadra të forta, ndihmojnë shumë kuqezinjtë për nga ana e përvojës. Sepse e jona është një kombëtare e re, me lojtarë të rinj dhe këto lloj ndeshjesh janë shumë të vlefshme për formimin e kësaj skuadre. Por, nga këtu, të pretendojmë që Shqipëria do të jetë protagoniste për të shkuar në Botëror, duke pasur parasysh që ka kundërshtarë Spanjën dhe Italinë, duhet të jemi të gjithë realistë. – vë në dukje Tare duke shtuar – Gjithsesi, nuk kemi asnjë arsye që të shkojmë në Palermo dhe të luajmë pa besim ose pa dëshirë për të treguar edhe ne nivelin tonë. Tashmë kjo skuadër e ka nivelin për t’i vënë në vështirësi skuadrat e mëdha”.

Në fund ai ka edhe dy fjalë për trajnerin De Biasi: “I uroj që të qëndrojë sa më gjatë në krye të Kombëtares, pasi është trajner që i ka treguar vlerat e tij”. Igli Tare kujton se duhet mbajtur parasysh që “Europiani është eksperiencë unike, por duke filluar nga ai [De Biasi] i pari, të gjithë të kthehen me këmbë në tokë dhe të shohin realitetin në sy”.

 

Premtimi i De Biasit: “Nëse Shqipëria fiton ndaj Italisë…”

Per chi tifano gli arbëreshë?