Informacion dhe Identitet
E shtunë 27 nëntor 2010
ora 15.00 – 19.30
Teatro/Cinema Edison, Largo 8 Marzo n. 9, Parma
Në kuadrin e javës së kulturës shqiptare në Parma 22-28 nëntor 2010, Shoqata Scanderbeg e Parmës në bashkëpunim me Shoqatën Alba Media të Modenës, gazetën shqiptare online Albanianews.it, dhe me mbështetjen e Resi Mobile Group dhe Poste Mobile, organizon një takim publik rreth çështjeve të integrimit, mediave dhe shoqatave të emigrantëve, me titull “Informacioni dhe Identiteti”.
Programi është i përbërë nga dy pjesë:
15.00 – 16.30: Albania News: kur informacioni zhbën skemat tradicionale
Gerarta Zheji Ballo bashkëbisedon me Darien Levani, Darina Zeqiri, Pietro Tarozzi, Manfred Bushi, Olti Buzi.
17.00 – 19.00: Tryezë e rrumbullakët: Shoqatat si mjet për zbulimin dhe vlerësimin e identitetit
Manfred Bushi bashkëbisedon me Ismail Ademin, Endri Xhaferraj, Antonio Caiazza dhe Vincenzo Romania.
Të ftuarit e këtij takimi janë:
Gerarta Zheji Ballo, gazetare, drejton emisionin “Shqip in Torino” në Radio Torino International, program i përditshem radiofonik në gjuhën shqipe ideuar nga vete ajo. Bashkëpunon me gazeten italiane “La Stampa”, faqen web te te rinjve nga Torino Digi.To, revista Evropian në gjashtë gjuhë Cafebabel, dhe korrespondente e gazetës shqiptare “Tirana Observer”.
Darien Levani, Darina Zeqiri, Pietro Tarozzi, Olti Buzi e Manfred Bushi bëjnë pjesë në redaksinë Albania News, gazetë online në italisht, themeluar në mars 2008. Lajmet janë kryesisht rreth Shqipërise, Kosovës, marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, komunitetit shqiptar në Itali dhe migrimit.
Ismail Ademi, President i RAT, Rrjetit Shqiptar në Toscana. RAT, themeluar më 24 tetor të ketij viti, është i përbërë nga katër shoqata shqiptare të Rajonit të Toskanës, dhe do të hapë zyrat e saj në të gjithë rajonin në sajë të një marrëveshjeje me ACLI Toscana. Qëllimi është koordinimi dhe strukturimi i pranisë së komunitetit shqiptar në rajon, duke ofruar hapësirë dhe mënyra pjesëmarrjeje të gjerë. Aktiviteti i rrjetit është i hapur për individë, shoqata, grupe joformale, nxënës dhe të gjithë ata që punojne për komunitetin shqiptar në këtë rajon.
Endri Xhaferaj, President i Rrjetit F.A.R.E., Forumi i Shoqatave Shqiptare në Emilia Romagna, dhe Shoqatës Juvenilja ne Forlì. Forumi, themeluar më 29 tetor të këtij viti, përbëhet nga 8 shoqata shqiptare të Rajonit Emilia Romagna, dhe është rezultat i një rruge të përbashkët qe zgjati më shumë se shtatë muaj. Ndër objektivat e këtij rrjeti janë pjesëmarrja e qytetarëve të huaj në sferën publike, promovimi i gjuhës shqipe dhe kulturës, forcimin e OJQ-ve dhe të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë.
Antonio Caiazza, gazetar dhe shkrimtar, ka bashkëpunuar me «Il Mattino» në Napoli, «TriesteOggi», «L’Adige», ka qenë korrespondent i Italisë për TeleCapodistria e aktualisht punon si redaktor për Rai’n e Friuli-Venezia Giulia. Ka publikuar në 2008 për Instar Libri të Torinos: “In alto mare. Viaggio nell’Albania dal comunismo al futuro”.
Vincenzo Romania, studiues dhe profesor i sociologjisë të komunikimit në Universitetin e Padovës. Ka koordinuar e ka marrë pjesë në disa projekte e hulumtime kombëtare, duke përfshirë edhe kërkimin në projektin “Facilitatori Culturali” të Bashkisë së Padovës (2007), hulumtimi i IOM-it në integrimin e shqiptarëve në Itali (2001). Botimet e tij përfshijnë: “Farsi passare per italiani. Strategie di mimetismo sociale”(Carocci, Romë, 2004),”Identità e performance”(Carocci, Romë, 2005),”Le cornici dell’interazione”(Liguori, Napoli, 2008).
Për informacione: info@albanianews.it
Programi i plotë “Informacion dhe Identitet”
Lexo edhe: Scanderbeg organizon Javën e Kulturës Shqiptare në Parma