in

Informacione me e-mail ose sms për patentën dhe revizionin e makinës

Ministri Brunetta, “shërbimi mund  të aktivizohet duke filluar nga  muaji nëntor dhe është falas”

Informacionet burokratike lidhur me automjetet i mbërrijnë qytetarëve nëpërmjet sms ose e-mail. Është ky një aspekt tjetër i “revolucionit Brunetta” i cili sot bëri të ditur se që nga fillimi i muajit nëntor qytetarët do të kenë mundësinë të marrin nëpërmjet e-mail ose sms informacionet mbi skadimin e patentës, përditësimet mbi pikët e patentës dhe lajmërimet lidhur me datën e revizionit të makinës.

Ministri për Aministratën Publike, gjatë një konference në Pallatin Chigi me ministren e Arsimit Mariastella Gelmini, kushtuar “Novatorizmave digjitalë në shkollë” shpjegoi se për t’i dhënë informacione krejtësisht falas qytetarëve, do të shfrytëzohet platforma “Vivifacile” që e kanë në dispozicion të gjitha administratat publike dhe që është në gjendje të bashkojë mes tyre mjete të ndryshme komunikimi si Interneti, posta elektronike, Pec, telefonia celulare etj.

Brunetta shtoi se ata që janë të interesuar për këtë lloj shërbimi duhet të regjistrohet duke dhënë aprovimin nëpërmjet një mënyre që do të bëhet e ditur së shpejti. Etapa e dytë e këtij projekti falas është e përcaktuar. Së shpejti, premtoi ministri, qytetarët do të mund të “dialogojnë” në mënyrë të drejtpërdrejtë 24 orë në ditë, 356 ditë në vit me Inps, Inail e Agenzia delle Entrate.

Kam një të afërm italian, a mund të përtërij lejeqëndrimin?

Komisioni Europian i mohon Shqipërisë statusin e vendit kandidat