in

Italia, vend emigracioni dhe imigracioni

Italia në pilula

Në Itali vazhdojnë të vijnë imigrantë por ka edhe shumë italianë që largohen nga vendi. E thotë raporti i fundit i fondacionit Migrantes, sipas të cilit janë mëse 4 milionë, apo 7% e popullsisë, italianët e shpërndarë nëpër botë. Një komunitet që rritet çdo vit me mëse 100 mijë persona, mes migrantëve të rinj, fëmijëve të tyre të lindur jashtë shtetit dhe të huajve që kanë marrë shtetësinë italiane. Por kjo situatë nuk ka të krahasuar me migrimet e shekullit XIX dhe XX, kur rreth 30 milionë italianë lanë vendin e tyre, natyrisht shumë më të varfër se sot. Pasardhësit e atyre italianëve janë sot rreth 80 milionë. “Sot nisen më të mirët”, denoncon raporti i Fondacionit Migrantes, kur vë në dukje që janë gjithnjë e më shumë studentët, shkencëtarët dhe profesionistët ata që largohen nga Italia sepse jashtë kanë më shumë mundësi. Është e ashtuquajtura arrati e trurit, një problem që vendlindjet e imigrantëve në Itali e njohin mirë.

Kriza ekonomike dhe papunësia do të vazhdojnë edhe në vitin 2011

Shtetësia italiane, edhe këtë vit asgjë e re për reformën