VIDEO
Biznesmeni italian Roberto Caparrotta, përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook, denoncon se ka rënë pre e gjobave të padrejta të policisë rrugore në Tiranë.
“Ja se si vihen gjobat e padrejta dhe askush nuk mban përgjegjësi. Nuk dua që Tahiri të bëjë si shoku i tij i ngushtë Veliaj, që të vijë të ma marrë gjobën e ta paguajë ai nga xhepi i tij e ta nxjerrë në lajme. Dua drejtësi. Ku ta gjej?” shkruan në gjuhën shqipe Caparrotta që jeton prej më shumë se 20 vjet në Shqipëri.
Video është xhiruar me celular dhe në të shihet Caparrotta që i drejtohet agjentit të policisë për t’i dhënë shpjegime lidhur me gjobën.
Polici fillimisht justifikohet thjesht me faktin se nuk e ka vendosur ai gjobën e më pas largohet duke i thënë se u thirr për një rast urgjent.
Ja se si vihen gjobat e padrejta dhe askush nuk mban pergjegjesi. Nuk dua qe Tahiri te beje si shoku i tij i ngushte Veliaj, qe te vije te ma marre gjoben e ta paguaje ai nga xhepi i tij e ta nxjerre ne lajme. Dua drejtesi. Ku ta gjej?
Pubblicato da Roberto Caparrotta su Sabato 12 marzo 2016