in

Jam italian, ajo është e huaj e nuk ka leje qëndrimi. A mund të martohemi?

Jam italian i fejuar me një vajzë nga Ekuadori. E fejuara jeton në Itali por nuk ka leje qëndrimi. A mund të martohemi?

Martesa mes shtetasve të huaj apo mes një qytetari italian e një të huaji disiplinohet nga neni 116 i kodit civil, i cili nuk parashikon domosdoshmërinë e pasjes së lejes së qëndrimit për kryerjen e këtij akti.

Natyrisht, ashtu si shtetasi italian, edhe ai i huaj nuk duhet të ketë motive penguese për martesë (për shembull, nuk duhet të jetë i martuar) dhe duhet të mbledhë disa dokumente që duhet të depozitojë në Komunë.

Para së gjithash shtetasi jokomunitar duhet të kërkojë “nulla osta” për martesë, një deklaratë e lëshuar nga përfaqësia konsullore e vendlindjes e pranishme në Itali.

Pas merr nulla ostën duhet ta legalizojë atë në pefekturën e qytetit ku ndodhet konsullata. Vetëm pasi të ketë siguruar këtë certifikatë dy bashkëshortët e ardhshëm mund të shkojnë në Komunë e të ndjekin rrugën normle të nevojshme për celebrimin e martesës (të kërkojnë shpalljen e të presin 11 ditë për të lidhur martesë).

Shtetasi i huaj, pasi martohet me një shtetas italian, nuk mund të përzihet nga territori italian e ka të drejtën e lëshimit të një dokumenti qëndrimi (neni 19, paragrafi 2, germa c) e dekretit legjislativ nr. 286/1998). Më saktësisht në këtë rast i huaji ka të drejtën e “Kartës së qëndrimit të një familjari të një qytetari të BE-së” (dekreti legjislativ nr. 30/2007).

Pas lidhjes së martesës, dy bashkëshortët duhet të shkojnë drejtpërdrejt në Zyrën për Imigracionin në Kuesturë, pa përdorur kompletin postar të formularëve, pasi ministria e Brendshme u aka dhënë vetëm Kuesturave kompetencën për shqyrtimin e kërkesave të lëshimit e të përtëritjes së kastave të qëndrimit për familjarët e qytetarëve të BE-së.

Kërkesës për “Kartë qëndrimi” i duhet bashkangjitur:
– 1 pullë-taksë prej 16 euro;
– 4 fotografi të formatit teserë;
– fotokopje të pasaportës së qytetarit jokomunitar;
– fotokopje të certifikatës së martesës;
– deklaratë të marrjes në ngarkim e bërë nga shtetasi italian në favor të bashkëshortit  të shtetasit të huaj. Deklaratës i bashkangjitet një fotokopje e dokumentit të identitetit të bashkëshortit italian.

Kuestura, pasi merr kërkesën, bën kontrollet e nevojshme pranë vendbanimit të shënuar, për të verifikuar bashkëjetesën efektive të çiftit.

Karta e qëndrimit si familjar i një qytetari të BE-së” i jp të drejtë mbajtësit të kryejë çdo lloj pune, të regjistrohet pranë shëbimit shëndetësor kombëtar e të konsiderohet njësoj si shtetasit italianë përsa i përket gëzimit të të drejtave qytetare.

“Karta e qëndrimit si familjar i një qytetari të BE-së” mund të përtërihet nëse vazhdojnë të përmbushen kriteret e martesës. Në rast ndarjeje apo vdekjeje të shtetasit italian, qytetari jokomunitar ruan të drejtën e qëndrimit në Itali nëse përmbush disa kushte si, për shembull, të ketë qëndruar në mënyrë të vazhdueshme për të paktën pesë vjet në territorin Italian (neni 12 i dekretit legjislativ 30/2007).

Por nëse nuk përmbush kushtet për të ruajtur kartën e qëndrimit, kjo mund të konvertohet në leje qëndrimi për punë të pavarur, të varur, studime, apo pritje punësimi, nëse përmbush kriteret e nevojshme për të marrë një nga këto dokumente qëndrimi (për shembull, nëse i huaji ka një kontratë pune apo ndjek universitetin).

Avv. Mascia Salvatore

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Nga shtëpia-muze e Ibrahim Kodrës te varri i Aleksandër Moisiut

Gianni De Biasi bëhet shqiptar