in

Janar, paguhet canone RAI, taksa e polemikave

Brenda janarit paguhet “canone RAI”, taksa vjetore që rëndon mbi ata që kanë një televizor, edhe nëse nuk e përdorin apo nuk ndjekin kanalet e RAI-t, televizionit publik italian. Këtë vit taksa është 110 euro e 50 qindarka, të cilëve u shtohen interesat nëse paguhet me këste apo me vonesë.

Taksa paguhet një herë edhe nëse në shtëpi keni disa televizorë apo nëse ata u përkasin familjarëve të tjerë. Informacione më të gjera i gjeni në www.abbonamenti.rai.it.

Taksa vjetore e Rai-t prej vitesh është burim polemikash. Taksa financon televizionin publik, që fiton edhe nga reklamat e që shpesh transmeton programe që nuk përpuqen me funksionet e tij institucionale. Programi i RAI-it është gjithnjë e më i ngjashëm me atë të televizioneve private, falas apo me pagesë, dhe shpesh cilësia lë për të dëshirua. Ndoshta për këto arsye canone Rai është ndër taksat më të papaguara në Itali. Por kush nuk e paguan rrezikon një gjobë mbi 500 euro.

Italia, atdheu i talenteve shqiptare të futbollit

Ky vit do t’u kushtojë familjeve 1000 euro më shumë se i shkuari