in

Kam një të afërm italian, a mund të përtërij lejeqëndrimin?

Jam i huaj, kam marrë një lejeqëndrim në bazë të ish nenit 19 paragrafi 2 , sepse bashkëjetoj me një shtetas italian. Jam kushëri i tij i brezit të katërt. Në janar më skadon lejeqëndrimi, a mund ta përtërij me të njëjtin motiv?

Jo, nuk mund të përtërish për të njëjtën arsye.

Me siguri ti ke kërkuar lejeqëndrimin si i afërt i një shtetasi italian, brenda brezit të katërt, përpara futjes në fuqi të paketës së sigurisë, më 8 gusht të vitit 2009. Ligji 94/2009 ka ndryshuar nenin 19, paragrafi 2, germa c) D.lgs. n. 286/98 duke ndaluar dekretin e dëbimit vetëm për të afërmit e italianëve deri në brezin e dytë kur bashkëjetojnë, dhe jo më deri në të katërtin. Në fakt që nga ajo datë lejeqëndrimet për arsye familjare jepen vetëm për të afërmit deri në brezin e dytë. Tani këto lejeqëndrime, kur skadojnë, nuk mund të përtërihen më për arsye familjare, sepse mungon kushti i mosdëbimit si i afërm i shtetasti italian brenda brezit të katërt. Për të qartësuar çështjen Ministria e brendshme ka nxjerrë një qarkore, n 5715 më 15 shtator 2009 në të cilën specifikohet se këto lejeqëndrime nuk përtërihen për të njëjtën arësye, por mund të konvertohen, natyrisht nëse plotësohen kushtet, në lejeqëndrim për punë, qoftë të varur apo autonome, në lejeqëndrim në pritje të punësimit, apo për rezidencë të zgjedhur.

Prandaj kur të shkosh për të kërkuar përtëritjen e lejeqëndrimit, duhet të dëshmosh ose se punon, ose se je në gjendje të mbahesh, ose se je duke përkuar punë – në këtë rast duhet të shkosh në qendrat për punësim dhe të kërkosh regjistrimin në listat e punës.

Aksident i rëndë rrugor: 9 viktima, 41 të plagosur

Informacione me e-mail ose sms për patentën dhe revizionin e makinës