in

Karta e blerjeve për të varfërit, nis paraqitja e kërkesave

Nis Mbështetja për Përfshirjen Aktive (SIA), për imigrantët vetëm nëse kanë kartën e qëndrimit. Guariso (ASGI): “Kriter i paligjshëm dhe i pakuptimtë”

Romë, 5 shtator 2016 – Nis Mbështetja për Përfshirjen Aktive (italisht Sostegno per l’Inclusione attiva, sigla SIA), masa e re kombëtare kundër varfërisë dedikuar familjeve që janë në “kushte dobësie të veçantë sociale dhe ekonomike”. Nëse familjet janë të imigrantëve, të qenit vetëm të varfëra nuk mjafton.

SIA parashikon lëshimin e një karte për pagesa elektronike që do t’u lejojë mbajtësve të bëjnë pazarin, të blejnë barna ose të paguajnë gazin, ujin apo dritat e shtëpisë. Shteti do t’ua mbushë me një kontribut që shkon nga 80 eri në 400 euro në muaj, sipas numrit të pjesëtarëve të familjes. Përfituesit angazhohen të ndjekin shkollë, të bëjnë formim profesional apo të kërkojnë punë gjëra konkrete që duhet t’u japin atyre gradualisht pavarësinë ekonomike. KËTU GJENI DETAJET

Nga e premtja 2 shtator mund të nisen kërkesat pranë komunave. Ndër kriteret bazë prania mes pjesëtarëve të familjes, i të paktën një të mituri ose një personi të paaftë ose i një gruaje shtatzënë, ISEE jo më të lartë se 3.000 €, të mos zotërohen të mira materiale me vlerë apo çeqe papunësie, kompensime e ndihma të tjera mbi 600 €. Kush paraqet kërkesë duhet të jetë rezident në Itali prej të paktën dy vjetëve.

Së fundi, edhe shtetësia bën dallimin mes të huajve që duhe ndihmuar apo jo. Ndihmohen, natyrisht, italianët, komunitarët dhe familjarët e tyre, ndërsa jokomunitarët, siç konfirmohet edhe nga formularët e botuar nga INPS, pranohen vetëm nëse kanë në xhep kartën e qëndrimit, ose lejeqëndrim për strehim politik ose për mbrojtje plotësuese. Nuk mund ta kërkojnë kartën e blerjeve të gjithë ata (thuajse gjysma e imigrantëve) që kanë leje qëndrimi “normale” që u lejon punësimin, si për shembull, për motive pune, apo familjare. Sipas normave evropiane duhet të kenë të njëjtat të drejta me italianët në shërbesa sociale. Por edhe këtë herë qeveria duket sikur e harron këtë gjë e, ndërsa ngushton kategorinë e përfituesve, u hap rrugën hapjeve të gjyqeve nga të përjashtuarit.

Avokati Alberto Guariso, në një analizë të detajuar të botuar në faqet online të Shoqatës për Studime Juridike mbi Imigracionin, pohon paligjshmërinë e këtij përjashtimi. Kundërshton edhe arsyetimin nga i cili duket se ka lindur përjashtimi, që është ky: “i huaji “i zakonshëm” (pra ai që akoma nuk ka lejeqëndrimin BE për qëndrues afatgjatë, dhe është fjala për 45% të imigrantëve) nuk mund të jetë edhe imigrant edhe i varfër në të njëjtën kohë sepse po të jetonte në kushte varfërie absolute padyshim do të kishte humbur edhe dokumentin e qëndrimit e për rrjedhojë duhet të ishte larguar nga Italia: pra imigranti i varfër… nuk ekziston ndaj nuk ka pse të merremi me këtë kategori”.

“Të gjithë e dinë – nënvizon Guariso – që nuk është kështu: shumë të huaj, duke alternuar periudha punësimi të keqpaguar,  të paqëndrueshëm e të përkohshëm me periudha papunësie arrijnë të ruajnë dokumentin e qëndrimit e të jetojnë në Itali për shumë e shumë vjet, por nuk arrijnë të marrin kartën e qëndrimit pse nuk kanë pikërisht të ardhura të mjaftueshme apo, më shpesh, pse nuk kanë një strehim të përshtatshëm”.

“Ç’kuptim ka – pyet Guariso – të përjashtohen nga një masë për luftimin e varfërisë, një kategori personash që jetojnë ligjërisht në Itali?”.

Stranieriinitalia.it/Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Nënë Tereza është Shenjte

Gjendet trupi i Sayedit, refugjatit të zhdukur në Amatrice