in

Katër universitete private: “Shteti të hedhë dritë mbi dyshimet. Rrezikohet besueshmëria në arsimin e lartë privat”

Rektorët e universitetit “Luarasi”, Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Universitetit Europian të Tiranës dhe Tirana Business University me një deklaratë për shtyp shprehin shqetësimin për rënien e besueshmërisë së shkollave të larta private shqiptare

Tiranë, 7 maj 2012 – Dekanët e 4 universiteteve private në Shqipëri e universitetit “Luarasi”, Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Universitetit Europian të Tiranës dhe Tirana Business University, kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët lidhur me situatën e krijuar pas plasjess së skandalit të diplomës shqiptare të Renzo Bossit.

Sipas katër rektorëve, autoritetet shqiptare duhet të hetojnë mbi këtë çështje pasi situata të tilla ndikojnë në besueshmërinë ndaj sistemit arsimor jo publik. “Ne, rektorët e universitetit “Luarasi”, Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Universitetit Europian të Tiranës, Tirana Business University, jemi duke ndjekur me shqetësim debatin që ka shpërthyer në median shqiptare dhe italiane mbi spekulimet e mundshme lidhur me diplomimet fiktive në universitetet shqiptare të shtetasve italianë. Duke kërkuar fort nga autoritetet shqiptare të hetojnë të gjitha këto dyshime në përputhje me legjislacionin shqiptar, ne jemi të shqetësuar për besueshmërinë e sistemit tonë të arsimit të lartë në tërësi dhe të sistemit të arsimit të lartë jopublik në tërësi. Duke njohur kontributin e paçmuar të sipërmarrjes së lirë në sektorin e arsimit të lartë privat në Shqipëri, të dhënë me sakrifica dhe pasion gjatë këtyre 10 vjetëve, që nga ligjërimi i sipërmarrjes private në arsimin e lartë, mendojmë se ka ardhur koha t’i kërkojnë në radhë të parë autoriteteve publike të ndërmarrin veprimet e duhura për të qartësuar të gjitha dyshimet mbi këtë sektor, në secilin prej operatorëve”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të tyre.

Ata i bëjnë thirrje Qeverisë të kryejë të gjitha reformat dhe hapat e duhur për të rritur dhe garantuar cilësinë në sektorin e arsimit të lartë në Shqipëri, jo vetëm në atë privat por dhe në atë publik, duke garantuar standarde bashkëkohore.

“Bledar Vukajn e kanë vrarë”. Pas 9 vjetësh kërkohet sërish hapja e hetimeve

Napolitano: “Seconde generazioni parte integrante della nostra società”