in

Kërkon seks me të miturën në këmbim të punës. Arrestohet një sekretar i PS-së në Sarandë

60-vjeçari Agron Cane, sekretari i deputetit të PS-së Kokëdhima, në zyrën e tij në Sarandë, i kërkon një gruaje t’i ofrojë të bijën 14 vjeçe për të pasur marrëdhënie seksuale, në këmbim të një vendi pune (videoja e bisedës)

Policia e Sarandës ka arrestuar të shtunën (16 gusht) Agron Canen, 60 vjeç, që akuzohet se i ka kërkuar një nëne  të ketë marrëdhënie  seksuale me vajzën e saj 14-vjeçare, në këmbim të një vendi pune për gruan. Nga mediat mësohet se Cane është sekretar i deputetit të PS-së Koço Kokëdhima, dhe se ka një zyrë në selinë e Partisë Socialiste në degën e Sarandës, ku edhe shumë qytetarë drejtohen për të gjetur një vend pune. Ajo që ka vënë në lëvizje policinë e shtetit, për të arrestuar këtë person ka qenë lajmi i publikuar nga News 24, me videon e bisedës mes Canes dhe gruas.

Cane kërkon nga gruaja që të bindë vajzën e saj 14 vjeçare për të kryer seks me të, në mënyrë që ai t’i gjejë një vend pune. Ai madje beson se në zgjedhjet e ardhshme do të zgjidhet kryetar i Bashkisë së Sarandës dhe se gruas e të bijës nuk do t’u mungojë asgjë.

Me ndihmën e gazetarit Artur Cani, gruaja ka realizuar një kamerë të fshehtë për të denoncuar presionet seksuale. Policia e Sarandës, pasi ka mësuar nga gazetari ngjarjen është vënë në kontakt me gruan e dhunuar dhe ka marrë dëshminë dhe denoncimin e saj. Menjëherë Agron Cane, 60 vjeç, është thirrur në komisariat dhe është arrestuar.  

Në video, që nuk ofron pamje të pastra të dy bashkëbiseduesve, dëgjohet qartë biseda mes tyre. Agron Cane i kërkon gruas që ta bindë me çdo kusht vajzën e saj që të kryejë marrëdhënie. Ja një pjesë e bisedës së tyre:

Agron Cane: Do ta mbaj unë si një lule të vogël. Nuk ke besim ti? 

Gruaja: Kam besim unë, por nuk ka ajo se, ajo nuk ka kryer ndonjë herë marrëdhënie seksuale. 

Agron Cane: Vemi tek shtëpia, mos çaj kokë. Ti rri jashtë, unë rri me vjazën brenda se dua shumë… Gjëja më e bukur është seksi… Mu ka fiksuar. Ma dha fiksimi, nuk e di. 

Gruaja: Po është e vogël…

Agron Cane: Punë e madhe. Shoqët e saj e kanë filluar më shpejt punën. Vajza ka problem, ka shumë hormone. 

Gruaja: Ajo më tha, mami ça merr ti në këmbim? …Gjithmonë më ke kërkuar të kesh marrëdhënie seksuale. Po mirë me mua, se jam e regjur dhe 40 vjeç grua dhe sikur të mos fitoja gjë… Kurse të japësh një fëmijë, një vajzë 14 -vjeçare, në shkurt mbush 15 vjeç, …

Agron Cane: Do ajo? Do çlirohet se ka shumë nevojë… dhe vajza ka nevojë të bëjë icik seks… Po i the ti, bëhet, se unë e di kush je ti. Vajza do të bëjë shumë gjëra të mira. Unë do të kandidoj për kryetar bashkie…Dhe ta dish do të kesh shumë gjera të tjera në dorë. 

Gruaja: Pasi të kryesh marrëdhënie seksuale me vajzën?

Agron Cane: Do të rrimë në krevat të tre. Të jap fjalën. 

Agron Cane: Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua.

Agron Cane: Unë, ti dhe vajza do t’i hipim krevatit të tre. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoi të vijë, unë e pres me padurim. Ti mos e çaj kokën. Vajza jote më është fiksuar. Shoqet e saj e kanë bërë shpejt këtë punë. Këtë ta jap me firmë. Ajo do çlirohet se ka shumë hormone, vajza ka nevojë për seks… E di si është puna e femrës, si puna e Vasilikojit, sa më shumë ujë gjethja bëhet më e mirë, ndërsa femra sa më herët të kryej seks, aq më e freskët është… Nuk dua të them shumë fjalë se mburrem, por po deshi Zoti dhe unë zgjidhem kryetar i Bashkisë, dije se vajza jote do shikojë të ardhmen… Ti vajzën e ke në kontroll të plotë. Unë të shikoj në sy. Në kontrollin tënd ajo do të jetë nxënësja jote, prandaj telefonoj të vij, unë e pres me padurim… Unë nuk jam manjak, pasi kam një grua në shtëpi. Mua më pëlqen gjëja e bukur dhe këtë e bëj me kënaqësi.

Reagime

Për ngjarjen ka reaguar menjëherë deputeti i PS-së Kokëdhima. Me një deklaratë ai pohon se Cane nuk ka qenë asnjëherë sekretar për punësimet dhe as mëkëmbës i deputetit në Sarandë, por një nga disa aktivistët e zyrës, i caktuar me detyrën të dëgjojë ankesat dhe kërkesat e qytetarëve të zonës. “Ai nuk ka pasur asnjë kompetencë dhe nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në ndonjë proces punësimi me vullnetin dhe vendimmarrjen e tij”, – thuhet  në reagim.

Deputeti Kokëdhima është distancuar publikisht nga veprimet Agron Canes, e quan këtë ndodhi të ulët dhe thellësisht të shëmtuar. Por nga ana tjetër bën diçka të shëmtuar e të rëndë për denoncuesen e kësaj ngjarjeje: kur të gjitha mediat si edhe policia kanë dhënë vetëm inicialet e emrit të saj për të mbrojtur jo vetëm atë por edhe të bijën e mitur, Kokëdhima e thërret me emër e mbiemër.

Më tej shpjegon se Agron Cane është i njohur si person serioz në Sarandë dhe se deri në momentin që u rekrutua ndër aktivistët e zyrës së deputetit Kokëdhima në Sarandë, ai nuk ka qenë i njohur personalisht nga deputeti, por është rekomanduar nga drejtuesit më të lartë lokalë në Sarandë. Po kështu, zyra e deputetit Kokëdhima deklaron se Cane është dorëhequr nga angazhimet pranë kësaj zyre, për arsye personale, në mes të korrikut 2014 dhe nga data 15 korrik e këtej ai ka qenë në zyrë në mënyrë sporadike për efekt të dorëzimit të detyrës dhe dokumentacionit. Por ky pohim i fundit mbetet për t’u vërtetuar, sepse Cane ka qenë deri dje në zyrën e PS-së Sarandë.

Sipas ish kryeministrit Sali Berisha që ka reaguar për skandalin në profilin e tij në Facebook, pjesët e transkriptuara të videos tepër tronditëse dëshmojnë fytyrën e vërtetë të “aleancës së qelbësirave”. Sipas Berishës, përmes Saimir Tahirit, Rama “po kërcënon me burg gazetarin që do ta transmetojë videon ku shfaqet Agron Cane duke i kërkuar nënës së një 14-vjeçarje seks me të dhe me vajzën e mitur, në këmbim të një vendi pune”. “Policia e Sarandës e ka marrë në pyetje vajzën 14 -vjeçare në prani të deputetit Koço Kokëdhima, duke e kërcënuar atë” – shkruan Berisha. Ai shton se Agron Canen, e ka denoncuar në parlament, pasi me porosi të Koços rrëmbente pronat e qytetarëve të Sarandës, duke i kërcënuar me jetë. Në fund, ai i bën thirrje prokurorisë së përgjithshme “të nisë menjëherë hetimin dhe të vërë para ligjit këtë kriminel, sponsorët dhe mbrojtësit e tij në nivelet më të larta të “aleancës së qelbësirave””.

Gjithnjë përmes një postimi në Facebook, kryetari i PD-së Lulzim Basha shprehet se “rilindja e së keqes po merr përmasa të frikshme”. “Ky nuk është rast i izoluar, por emblema e rilindjes. Të dënuar ordinerë nëpër botë, trafikantë droge dhe prostitucioni, falsifikatorë dhe gjobvënës, këta janë rilindasit që kanë mbërthyer qeverinë, parlamentin dhe mbarë shoqërinë. A është ky vendi që meritojmë, Shqipëria që ëndërrojmë dhe duam”, shkruan Basha.

Edhe Ministria e Brendshme reagoi publikisht duke i mohuar akuzat e opozitës. “Për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit, të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit dhe askush, pavarësisht detyrës apo pozitës shoqërore, nuk është i pandëshkueshëm. Toleranca zero ndaj krimit, korrupsionit dhe tëabuzimeve të çdo lloji vlen njësoj për të gjithë abuzuesit”, thuhet në këtë deklaratë. Ajo sqaron se Ministri i Brendshëm i ka telefonuar personalisht gazetarit dhe i ka kërkuar që t’i dorëzojë materialet filmike në polici, me qëllim që të bëhej i mundur dokumentimi i kësaj ngjarjeje dhe vënia e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, por gazetari nuk ka pranuar. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Florian Serjani tha se policia ka marrë denoncimin e shtetases E.G ndaj Agron Çanes dhe po verfikon dëshminë e saj. Ai tha se “për fat të keq të kësaj shoqërie opozita është lëshuar me tërbim dhe abuzon me viktimën e këtij akti të shëmtuar, duke u orvatur ta politizojë me shpifje e fyerje një ngjarje për të cilën policia dhe Ministri kanë folur me gjuhën e fakteve”. Sipas Serjanit, sot po veprohet ndryshe nga ç’bëhej në të shkuarën: “për të kuptuar qartë dallimin mes nesh dhe kësaj opozite që vetëm shpif, mjafton të kujtojmë se dje një pushtetar u kap në kushte abuzivizmi seksual dhe pasi media që denoncoi skandalin  u dënua me gjobë marramendëse, zotëria u kthye në detyrë, në krye të një institucioni të rëndësishëm shtetëror.  Ndërsa sot, është ndryshe, si nata me ditën. Toleranca zero ndaj krimit, korrupsionit dhe abuzimeve të çdo lloji vlen njësoj për të gjithë abuzuesit”.

 

 

 

Marrëveshja italo-shqiptare për konvertimin e patentave skadon më 15 gusht

Na fal vajzë që të lamë në dorë të pushtetit të Koços!