in

Kledi Kadiu, i ftuar në “Apprescindere”, Rai3

Programi i RAi3 që jepet sot në 11.00 trajton temën “Italianët dhe ethet e vallëzimit. I ftuar në studio balerini shqiptar Kledi Kadiu

Romë, 3 maj 2011 – Michele Mirabella dhe Eva Crosetta sot paradite në orën 11.00 drejtojnë në Rai3 programin “Apprescindere” që do të ketë për protagonist vallëzimin, që vitet e fundit po gëzon në Itali një periudhë të artë. Shkolla e kurse salse, merenge, tangoje apo baleti klasik frekuentohen nga fëmijët deri te më të moshuarit, diskotekat janë plot dhe transmisionet televizive si “Amici”, “Ballando con le stelle” shihen nga miliona telespektatorë.

Të ftuar në studio për të diskutuar mbi këtë temë janë Kledi Kadiu, që sapo ka mbaruar stinën e parë televizive të programit të tij “Step – Passi di danza” në Rai5 dhe turneun e gjatë me “Non solo Bolero”, Marta Belloni dhe Fabio Canino.

Në Itali ka rreth 15mijë mjekë të huaj

Kreditë e shtëpive: 11% kërkohen nga imigrantët