in

Kodi Zgjedhor. Spahiu (AK): “Berisha dhe Rama i konsiderojnë emigrantët të huaj në atdhe”

“Afro 2 milion shqiptarëve emigrantë që punojnë jashtë Shqipërisë nuk iu mundësua sërish e drejta për të votuar atje ku punojnë dhe jetojnë”

Tiranë, 20 korrik 2012 – “Kodi u miratua pa ndryshuar asgjë. Në paketën ligjore nuk u ndryshua sistemi elektoral, as mekanizmi zgjedhor, as mënyra e votimit, as procedura e numërimit, as procesi i mbledhjes të të dhënave, as e drejta universale për votim të barabartë” kështu thotë mes të tjerave në një deklaratë për shtyp Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës KuqeZi.

Duke folur për të drejtën faktike të votës së emigrantëve Spahiu denoncon se reforma zgjedhore as që i mori në konsideratë. “Afro 2 milion shqiptarëve emigrantë që punojnë jashtë Shqipërisë nuk iu mundësua sërish e drejta për të votuar atje ku punojnë dhe jetojnë. Berisha dhe Rama i konsiderojnë të huaj në atdhe. Ata nuk denjuan as të debatonin apo diskutonin për mundësinë e votës së emigrantëve. Skifterët e tyre, që nuk iu intereson as vota e lirë dhe as kombi, shtiren sikur është e pamundur dhe nuk guxojnë t’i thonë publikut pse jemi i vetmi shtet që ua mohojmë të drejtën e votës gjysmës së popullit”.

Ai kujton se “shqiptarët e Kosovës votojnë në emigracion, kështu votojnë edhe shqiptarët e Maqedonisë”,  për të mos përmendur “votojnë italianët, zviceranët, amerikanët madje-madje edhe irakianët”, por vetëm shqiptarët jo. E duke folur për Berishën e Ramën thotë se “ata tradhtuan sërish të drejtat kushtetuese dhe universale mes dhjetëra shteteve dhe kombeve të civilizuar. Ata tradhtuan se ky koncept dhe krim është shndërruar në fenomenin e braktisjes së interesave kombëtare dhe dhunimit politik të shtetit dhe të shtetasve”. Ndaj sipas Kreshnik Spahiut, “çdo shtetas që mban emrin dhe pasaportën kuq e zi me të drejtë pyet nëse është ky shteti që ne meritojmë”.  

Lexo edhe:
PDIU: Kodi zgjedhor lë jashtë një të tretën e shqiptarëve që janë në emigracion
AK, Spahiu: “Emigrantëve t’u garantohet e drejta e votës”
AK: “Shqiptarët në emigracion të harruar nga qeveria”
Pse tremb vota e emigrantëve?

PDIU: Kodi zgjedhor lë jashtë një të tretën e shqiptarëve që janë në emigracion

Lind vajzën e vdes nëna 19-vjeçare