in

Konsulli italian në Vlorë, Strozzi, shpallet “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës”


Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës, ka nderuar sot me titullin Nderi i Qarkut, konsullin e përgjithshëm italian në Vlorë, Sergio Strozzi, për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh dhe në zbatimin e projekteve për zhvillimin e zonave të jugut të Shqipërisë

Tiranë, 14 shkurt 2011 – Arben Çulli, kryetari i qarkut, i ka dorëzuar Sergio Strozzi, konsullit të përgjithshëm italian në Vlorë, titullin Nderi i Qarkut për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh dhe në zbatimin e projekteve për zhvillimin e zonave të jugut të Shqipërisë.

Kryetari i Qarkut u shpreh se “Këto projektet për zhvillimin e rajonit jugor po vazhdojnë me shumë sukses, duke kontribuar në zhvillimin e zonës”, duke sjellë si shembuj tre projektet më të rëndësishme që po zbatohen aktualisht në jug të vendit, si misioni arkeologji në Sofratikë, bashkëpunimin midis Universitetit të Gjirokastrës dhe Marceratës, si dhe studimin e aeroportin në fushën e Lunxhërisë. “Konsulli italian ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe mbështetjen e të gjithë aktorëve në qarkun tonë”, theksoi Çulli.

Sergio Strozzi, konsulli italian në Vlorë, falënderoi këshillin e Qarkut për vlerësimin mirënjohjen për të gjitha institucionet në jug të vendit. Ai theksoi se Gjirokastra ka potenciale kulturore, turistike, tregtare dhe industriale dhe do të bëjë ç’është e mundur që sistemi italian të mbështetë territorin në rrugën e zhvillimit.
“Të jeni të bindur se Gjirokastra, falë lidhjeve me Italinë, do të ketë zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor që meriton”, specifikoi Strozzi, ndërsa shtoi se “këtë titull dua ta interpretoj si një mirënjohje”.

“Një mirënjohje i takon edhe Republikës Italiane që ka mbështetur fort dhe pa rezerva liberalizimin e vizave, pasi, Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë të vazhdojnë rrugën drejt Bashkimit Europian”, përfundoi Sergio Strozzi, konsulli i përgjithshëm italian në Vlorë.

Olen Cesari. Jo aq papritur

Mars 1991: Ikja dhe shpresa e kthimit