Datat më të rëndësishme për Kosovën në shekullin XX dhe të fillimshekullit XXI
1912
Vilajeti i Kosovës, një ndër katër vilajetet shqiptarë të perandorisë osmane, pushtohet në pjesën më të madhe nga serbët, aleatë me grekët dhe maqedonasit në Luftërat ballkanike që copëtojnë territoret e perandorisë osmane. Shqiptarët shpallin në Vlorë pavarësinë e territoreve shqiptare, të pushtuara në një pjesë të madhe nga serbët. Organizimi i parë shtetëror i shqiptarëve kishte lindur pikërisht në Kosovë ku përfaqësues të mbledhur në Prizren më 1878 patën themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Dhjetor 1912 – Maj 1913
Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër nuk e njeh qeverinë e përkohshme të Ismail Qemalit por i njeh pavarësinë Shqipërisë si protektorat, cakton kufijtë që lenë jashtë shumë territore shqiptarë, përfshirë Kosovën, dhe cakton princin prusian Wilhelm Von Wied sovran të Shqipërisë.
1914-1918
Lufta e parë botërore. Territoret shqiptare shndërrohen në teatër lufte e pushtimi nga ushtritë serbe, malazeze, italiane, austriake, bullgare, greke..
1921
Konferenca e Parisit konfirmon kufijtë e Shqipërisë të caktuar më 1913 me modifikime të vogla në favor të serbëve e grekëve. Trupat serbe tërhiqen nga qytetet e pushtuar shqiptare. Kosova mbetet brenda kufijve territorialë të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene
1939-1943
Italia fashiste pushton Shqipërinë dhe bashkon Kosovën me Shqipërinë.
Krijohet për herë të parë e ashtuquajtura “Shqipëri e madhe”
1945
Përfundon Lufta e parë botërore. Shqipëria komuniste nuk bën asnjë pretendim territorial ndaj Kosovës.
31 janar 1946
Lind Republika Popullore Federative Jugosllave. Kosova shpallet provincë autonome, por krejt e nënvarur nga Beogradi
1974
Kushtetuta e re e Jugosllavisë përforcon autonominë e Kosovës, duke krijuar institucione politike të mëvetshme
1981
Në pranverë, dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës, shpallin Kosovën republikë të federuar. Lëvizja shtypet në mënyrë të përgjakshme.
23 mars 1989
Një reformë e kushtetutës serbe kufizon statutin e autonomisë së Kosovës dhe të Vojvodinës
Qershor 1989
Presidenti serb Slobodan Milosevic përdor 600 vjetorin e Betejës së Kosovës (betejë ku serbët humbën ndaj ushtrisë osmane) për të kërcënuar se Serbia nuk do ta lëshojë kurrë Kosovën.
Korrik 1990
Shqiptarët deklarojnë Kosovën Republikë. Serbia shkrin institucionet politike të Kosovës
Korrik 1992
Ibrahim Rugova zgjidhet në zgjedhje klandestine President i Republikës së vetëshpallur të Kosovës. Rinis terrori serb ndërsa shqiptarët ndërtojnë një shtet paralel i cili duhet të ndjekë parimet e mosbindjes të pa dhunshme civile.
Shkurt 1998-1999
Shfaqet e UCK-ja (Ushtria çlirimtare e Kosovës) e cila fillon luftimet me serbët. Serbët mobilizojnë ushtrinë, policinë dhe grupet famëkeqe paraushtarake që kryejnë masakra duke vrarë me mijëra shqiptarë ndërsa 250 mijë të tjerë lënë trojet drejt Shqipërisë.
18-19 Mars 1999
Bisedimet për paqe në Rambuje dështojnë
Mars-Qershor 1999
NATO fillon bombardimet kundër Ish-Jugosllavisë. Rreth një milion shqiptarë të Kosovës, pleq, gra e fëmijë, largohen për t’u strehuar kryesisht në Shqipëri.
Qershor 1999
Milosheviçi pranon të tërheqë trupat serbe nga Kosova. 45.000 ushtarë të NATO-s hyjën ën ëKosovë. Krahina vendoset nën administrimin e përkohshëm të OKB-së (UNMIK-u) me ndërhyrjen e KFOR-it të NATO-s. Kosovarët kthehen nga Shqipëria në trojet e tyre ndërsa shumë serbë largohen nga frika e hakmarrjeve.
18 nëntor 2001
Kosova mban zgjedhjet e para të përgjithshme. Ibrahim Rugova zgjidhet, president i Kosovës.
Tetor 2005
Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendos të nisin bisedimet mbi statusin e ardshëm të Kosovës ndërmjetësuar nga ish-presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari.
Janar 2006
Vdes Presidenti Rugova
Tetor 2006
Serbia miraton nëpërmjet një referendumi Kushtetutën e re Serbe që konsideron Kosovën pjesë përbërëse të territorit serb.
Shkurt 2007
Paraqitet plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së Marti Ahtisaari i cili propozon që Kosovës t’i njihet pavarësia e mbikëqyrur nga Bashkimi Europian
Mars 2007
Dështojnë në Vienë bisedimet mes palëve serbe e kosovare.
10 qershor 2007
Presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush, gjatë vizitës së tij në Tiranë deklaron se ka ardhur Koha që Kosova të jetë e pavarur sipas paketës Ahtisaari.
Gusht-dhjetor 2007
Plani i Ahtisaarit në Këshillin e sigurimit të OKB-së Rusia bën të qartë se do të përdorë veton për të mos e kaluar kurrë. Dështojnë krejtësisht bisedimet diplomatike
Janar 2008
Zgjedhjet politike në Kosovë. Ish-luftëtari i UÇK-së Hashim Thaçi zgjidhet kryeministër. Menjëherë deklaron se Kosova do të shpallë pavarësinë “brenda disa javëve” në bashkëpunim me perëndimin.
17 shkurt 2008
Parlamenti i Kosovës shpall Kosovën të pavarur. Kosova është Republikë e pavarur, me institucionet e veta shtetërore. Por e mbajtur nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të Bashkimit Europian të pranishëm nëpërmjet misionit evropian EuLex.
Bota Shqiptare 188