in

Kosovë. Dhimbje mbarëkombëtare për tragjedinë e studentëve në Himarë

Qytetarë dhe studentë të Prishtinës u bashkuan me dhimbjen e familjeve të studenteve që humbën jetën në aksidentin tragjik të të hënës në Himarë dhe ndezën qirinj në nderim të kujtimit të tyre.

Ndërsa në Shqipëri ishte shpallur ditë zije, Kosova e quajti 22 majin ditën e Dhimbjes gjithëkombëtare. Atmosfera e Ditës së Zisë Kombëtare në Shqipëri, u ndie edhe në Kosovë, përfshirë programet e radiove dhe televizioneve, si dhe gazetat e ditës, të cilat pasqyruan gjerësisht tragjedinë e Himarës.

Qytetarë dhe studentë të Prishtinës u bashkuan me dhimbjen e familjeve të studenteve që humbën jetën në aksidentin tragjik të të hënës në Himarë dhe ndezën qirinj në nderim të kujtimit të tyre.

Duke filluar nga ora 20.30 e mbrëmjes së të martës, në shkallët e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u ndezën qirinj në nderim të viktimave të tragjedisë së studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Vizioni Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe qytetarë të Prishtinës i shprehën ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave. Drejtues të institucioneve shtetërore dhe partive politike të Kosovës kanë ngushëlluar familjet që humbën të dashurit e tyre, si dhe krerët e institucioneve të Shqipërisë.
 

Lexo edhe: Bie autobusi me studentë në Himarë. 13 të vdekur, mbi 20 të plagosur

Istat: Un quinto dei neonati ha un genitore straniero

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet mbi aksidentin e Himarës