in

Kreditë e shtëpive: 11% kërkohen nga imigrantët

Sektori i ndërtimeve mbahet nga imigrantët? E vërtetë, por tani gjithnjë e më shumë ata fitojnë një rol të rëndësishëm edhe në tregun e shitblerjeve dhe të kredive.

Mutui.it ka bërë një studim mbi të gjitha preventivet e përpiluara on-line gjatë muajve të fundit për blerjen e shtëpisë së parë duke zbuluar që 11,04% e këtyre bëhen nga shtetas me kombësi jo italiane.

Nga studimi i të dhënave del në pah që imigranti që kërkon të blejë shtëpinë e parë në Itali është 35 vjeç, kërkon mesatarisht 132mijë euro ose rreth 80% të vlerës së banesës që blen për ta larë në 25 vjet. Në 54% të rasteve parapëlqen kredi me interesa të ndryshueshëm (tasso variabile).

Nëse i krahason këto të dhëna me ato për italianët vërehet që të huajt blejnë shtëpi më të lira se vendasit (165mijë kundrejt 200mijë) dhe që kërkojnë  një financim më të lartë se mesatarja italiane 880% kundrejt 75% të vlerës së shtëpisë).

Siç duket, të huajt bëjnë çmos të blejnë një shtëpi edhe pse detyrohen ta blejnë më në periferi, më të vogël  dhe në kushte më të këqija, por duke mos pasur mbështetje pas krahëve detyrohen të marrin kredi të lartë dhe të angazhohen në shlyerjen e saj më shumë e më gjatë se vendasit.

Porsa i përket kombësisë së imigrantëve, studimi i mutui.it xjerr në dukje që çdo tre kredi, një kërkohet nga rumunët (32,5% e kredive kërkohet prej tyre), që shpjegohet me faktin që janë edhe komuniteti më i madh në Itali me rreth 1 milion rezidentë, thuajse sa dyfishi i shqiptarëve që renditen menjëherë pas tyre.

Shqiptarët edhe pse janë më të hershëm se rumunët në Itali, kërkojnë vetëm 5,73% të kredive të marra në shqyrtim. Pas shqiptarëve renditen moldavët, marokenët, peruvianët etj.

Sa për shpërndarjen territoriale të të huajve që kërkojnë kredi për shtëpi ajo përputhet me atë të  shpërndarjes së të huajve në Itali. Krahinat ku kërkohen më shumë kredi janë ato të Veriut dhe të Italisë së mesme: Lombardia me 25,80% të kërkesave, Lazio me 13,38%, Emilia Romagna me 12,61%, veneto me 11,15% të kredive të kërkuara.

Blerja e shtëpive nuk është tjetër veçse një tregues tjetër i integrimit dhe i stabilitetit të komuniteteve të huaja në Itali.

Renditja e komuniteteve me më shumë kërkesa kredish:

Rumania

32,48%

Shqipëria

5,73%

Moldavia

3,63%

Maroku

3,63%

Perù

2,87%

Argjentina

2,42%

Ukraina

2,29%

Polonia

2,29%

Brazili

2,04%

Serbia – Mali i Zi

1,97%

Kombësitë e tjera

40,64%

Renditja e krahinave me më shumë kërkesa kredish nga të huajt:

Lombardia

25,80%

Lazio

13,38%

Emilia Romagna

12,61%

Veneto

11,15%

Piemonte

8,47%

Toscana

7,20%

Friuli Venezia G.

3,12%

Sicilia

2,61%

Liguria

2,55%

Marche

2,23%

Umbria

1,85%

Abruzzo

1,78%

Puglia

1,72%

Trentino A.A.

1,66%

Campania

1,40%

Sardegna

1,08%

Calabria

1,02%

Basilicata

0,25%

Molise

0,13%

Valle d’Aosta

 

Kledi Kadiu, i ftuar në “Apprescindere”, Rai3

Regjisori i ri Koloneci, çmim special në “Corto Castiglionese 2011”