Reklama e supermerkatave angleze, një kryevepër që s’duhet humbur
Nëse klipi i ri publicitar i supermerkatave angleze Sainsbury do të rrisë shitjet për Krishtlindje, nuk mund të thuhet me siguri. Është pa dyshim, ama, një nga klipet publicitare më mallëngjyese, ai që supermertata ka vendosur të bëjë jo vetëm për të emocionuar e për rrjedhojë për të nxitur klientët të blejnë më shumë, por edhe për të kujtuarpas 100 vjetësh një nga episodet e historisë më prekëse e më pak të njohura të Luftës së Parë botërore.
Është nata e Krishtlindjeve e vitit 1914. Në front ushtria gjermane dhe ajo angleze, secila në llogoret e veta. Bie borë. Në një moment një ushtar gjerman fillon të këndojë ‘Stille Nacht’, këngën e famshme të Krishtlindjeve, e nga llogorja tjetër një ushtar britanik me ‘Silent Night’, versioni anglisht i të njëjtës këngë. Në agim ushtarët e të dyja llogoreve dalin, afrohen e përshëndeten, këmbejnë dhurata e improvizojnë një ndeshje në atë rrip toke të asnjërit mes dy llogoreve.
Në videoklipin publicitar të Sainsbury-t, gjithë e gjithë 3 minuta, historia mbyllet me shkëmbimin e kapotave ushtarake mes një anglezi dhe e një gjermani dhe ky i fundit zbulon se anglezi i ka lënë si dhuratë një çokollatë. “Christmas is for sharing”, Krishtlindjet janë për të ndarë me të tjerët, është mesazhi i fundit i videoklipit.
E këtë vit, nnë kujtim të 100-vjetorit të asaj ngjarjeje, Sainsbury do të hedhë në shitje një çokollatë njësoj si ajo e filmit, me ambalazh identik me origjinalin e vitit 1914 dhe fitimet do t’i jepen Legjionit Britanik, shoqata e veteranëve të luftës.