in

Kthehen nga Belgjika 66 azilkërkues shqiptarë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj: “Do të riatdhesohen të gjithë shqiptarët që shkelin rregullat e lëvizjes së lirë për në zonën Shengen”

Tiranë, 25 tetor 2012 –“Shqiptarët që shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen do të riatdhesohen të gjithë”. Kështu është shprehur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, dje pas kthimit në Shqipëri të 66 azilkërkuesve shqiptarë nga Belgjika që theksoi se do të vazhdohet të mbahen kontakte “me shtetet e tjera, por edhe me Belgjikën dhe për òdo problem do të marrim masat përkatëse”.

“Me fondet e buxhetit të shtetit, do vijojnë operacione të tilla dhe duam të garantojmë që ata të cilët do të shkelin rregullat e qëndrimit në shtetet e BE-së do të kthehen në Shqipëri, por përveç këtij akti do mbajnë edhe penalitetin për moslëvizjen për 5 vjet”, tha Burgaj.

Ai u shpreh se, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash mes të cilave edhe  krijimin e një banke të dhënash të veçantë për të gjithë të kthyerit si edhe masat për moslejimin e spekulantëve që tentojnë të ndryshojnë gjeneralitetet e tyre.

Masat e marra duan të arrijnë objektivin që qytetarët e tjerë të Shqipërisë, të cilët respektojnë me përpikmëri rregullat e vendosura tashmë nga vendet e Bashkimit Europian, të mos vuajnë pasojat e atyre pak vetëve që i shkelin ato rregulla.

Azilkërkuesit shqiptarë të kthyer nga Belgjika mbërritën dje në aeroportin “Nënë Tereza” ku janë pritur nga një furgon policie. Gjithnjë sipas Burgajt, pjesa më e madhe e shtetasve të kthyer janë nga veriu i Shqipërisë.

 

Studentët e ASAT-it festojnë 100-vjetorin e pavarësisë

Spiridon Ilo, firmëtar i aktit të pavarësisë dhe regjistruesi i parë i himnit kombëtar