Financohen nga ministria e Brendshme projektet e organizatave dhe enteve vendore. Renditja
Romë, 11 maj 2016 – Quhet “Kthim Vullnetar i Ndihmuar” dhe u leverdis qoftë Italisë, qoftë të huajve që nuk arritën të realizojnë projektin e tyre, e kanë arritur deri aty sa të humbasin edhe të drejtën e qëndrimit.
Projekti “Kthim Vullnetar i Ndihmuar” parashikon pagesën e biletës së kthimit, një shumë të vogël për nevojat e para dhe mbi të gjitha një mbështetje të personalizuar për ri-integrimin e të kthyerit në Atdhe. Në ç’mënyrë? Për shembull duke hapur një aktivitet të vogël apo duke i hyrë një profesioni të ri pasi të ketë ndjekur një rrugë formimi profesional.
Këtë mund të përfitojnë rreth 3 mijë migrantë falë 5 projekteve të “Kthimit Vullnetar të Ndihmuar” të financuar nga ministria e Brendshme italiane me 11,6 milionë euro nga Fondi Evropian i Azilit, Migrimit dhe Integrimit (FAMI).
Renditja përfundimtare e pesë projekteve fituese që do të financohen sapo është botuar dhe janë të mëposhtmet:
OIM – Organizata Ndërkombëtare për migrimet me projektin “Ristart – Ritorno sostenibile attraverso il supporto alla reintegrazione” – financimi 8.000.000,00 €
CIR – Këshilli Italian për Refugjatët me projektin “Integrazione di ritorno 3” – financimi 1.079.988,84 €
CIES ONLUS me projektin “Ermes 2” – financimi 939.922,00 €
GUS – Gruppo Umana Solidarietà G. Puletti me projektin “Back to the future” – financimi 800.000,00 €
Comune di Giugliano in Campania (NA) me projektin “Interventi di ‘Ritorno volontario assistito’ e reintegrazione per cittadini di paesi terzi” – financimi 800.000,00 €.